osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta e Monika kanë “zhdukur” vilën 5 milionë euroshe në Gjirin e Lalzit, Arta Marku hesht!!

Meta e Monika kanë “zhdukur” vilën 5 milionë euroshe në Gjirin e Lalzit, Arta Marku hesht!!

Presidenti Ilir Meta tashmë është nën “radarin” e organeve ligjzbatuese shqiptare dhe të huaja për të gjitha zullumet që ka bërë.Ngritja me ritme të shpejta e SPAK dhe fillimi i hetimit të “peshqve të mëdhenj” pritet të “inagurohen” me marrjen në “dorëzim” të dosjes së rëndë të abuzimeve me pushtetin, vjedhjeve, krimeve, trafiqeve të Metës dhe Monikës. Pikërisht një fakt i tillë e ka trembur Metën dhe Monikën, duke i nxjerrë nga “binarët” dhe duke i detyruar të bëjnë lëvizje të pamenduara dhe nën presionin e fortë të përballjes me drejtësinë.

Duke e parandjerë rrezikun, Meta dhe Monika kanë nisur të marrin masa drastike për të eleminuar të gjitha provat dhe faktet që mund të bëhen shkak për burgosjen e tyre. Dhe një ndër pikat më të dobëta të çiftit presidencialo-opozitar është pasuria e tyre e pamatë miliona euroshe, e vënë jo me rrogat e tyre si pushtetarë, por me abuzimin e madh gjatë gjithë viteve që kanë qënë në pushtet. Si fillim kanë nisur të shesin shtëpitë e tyre që i kanë deklaruar në mënyrë periodike në deklaratat e pasurisë sipas ligjit, duke e argumentuar “heqjen qafe” të tyre me faktin se kanë shpenzime të mëdha dhe kanë qënë të panevojshme. Megjithëse dhe kur i kanë “blerë” të panevojshme kanë qënë pasi familja Meta-Kryemadhi përbëhet nga pesë anëtarë, dhe dy pallate në Tiranë, vila në të gjithë vendin dhe jashtë saj, nuk kanë qënë në përdorim të përditshëm. “Pamfleti.net” ka publikuar më se njëherë “aksionet” e Metës dhe Monikës për shitjen e shtëpive, madje duke paralajmëruar se po përgatiten për të keqen më të madhe, përballjen me drejtësinë. Njëherësh është publikuar dhe fakti se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi posedojnë një vilë me një vlerë mbi 5 mijë euro në Gjirin e Lalzit.

Dhe për të qënë korrektë dhe me këtë familje milionere, fatkeqësisht në krye të shtetit shqiptar. “Pamfleti.net” ka publikuar dhe një reportazh të gjatë televiziv të realizuar nga gazetarja Sonila Meço, ku dalin me zë dhe figurë vila luksoze e Metës në Gjirin e Lalzit dhe vetë pronarët. Vila ka një hapësirë 2000 m2 oborr me ullinj dhe palma, të cilat për shkak të madhësisë së tyre ishin transportuan me helikopter, ndërsa në brendësi ka 11 tualete, madje njëri ishte specifik për nevojat personale të maces. Kjo e fundit është bërë dhe objekt akuzash nga politikanë të ndryshëm ndaj Metës, e artikuluar së fundmi dhe nga nënkryetari i Kuvendit, deputeti demokrat Myslim Murrizi. Vetëm mobilimi i vilës kishte kushtuar mbi 400 mijë euro, ndërkohë që një vilë e ngjashe me të për nga përmasat ishte nxjerrë në shitje me një vlerë prej 5 milionë eurosh, çka tregon se vlera e vilës së Metës në Gjirin e Lalzit minimumi ka 5 milionë euro. Por menjëherë pas transmetimit të emisionit, ku Kryemadhi me zë dhe figurë i tregonte gazetares Sonila Meço të gjitha asetet e ndërtesës së tyre luksoze, arrendimin dhe bukurinë e saj, pamjet e vilës u zhdukën nga adresat dhe në youtube.

“Pamfleti.net” i rikuperoi pamjet e vilës luksoze dhe të reportazhit televiziv të realizuar nga gazetarja me zonjën e shtëpisë Monika Kryemadhi, duke i rihedhur sërish në rrjet, me gjithë përpjekjet e mëdha të Metës për t’i zhdukur ato, bashkë me shpjegimet e bashkëshortes së tij. Por përpos zhdukjes së reportazhit televiziv nga motori i kërkimit “google”, ajo që ka bërë përshtypje më shumë ka qënë fakti se është “zhdukur” dhe vetë vila në Gjirin e Lalzit, nga deklaratat e pasurisë së Metës dhe Kryemadhit. Në një vëzhgim të hollësishëm të pasurisë së Metës dhe Kryemadhit që nga vitit 2003 deri në vitin 2018, vihet re se në deklarimet pranë ILDKPKI-së së Shkëlqim Ganajt, vila luksoze e tyre në Gjirin e Lalzit nuk figuron. Në të gjitha shpjegimet e dhëna në deklaratën e tyre të pasurisë për vilën dykatëshe dhe luksoze me një sipërfaqe prej 317 metra katrorë në Gjirin e Lalzit, s’ka të dhëna, duke e zhytur në mister zhdukjen e tërë kësaj vile, e cila vetëm oborr ka një sipërfaqe prej 2 mijë metrash, të mbushura me palma, të cilat janë sjellë aty nga ajri, me helikopterët e shtetit. “Kontratë sipërmarrje me kompaninë Lura shpk, pa vlerë të specifikuar, për një apartament me sip. totale 317.33 m2”, deklaron Kryemadhi pranë ILDKPKI-së, kohë më parë, pa dhënë asnjë detaj se ku ndodhet, vlerën apo ndonjë të element tjetër konkret.

Meta dhe Kryemadhi nuk prezanntojnë asnjë dokument, pavarësisht se të gjitha momentet e relaksit të familjet së tyre në fundjavë dhe muajt e verës, pazaret politike dhe gjithçka aty bëhen. E dinë të gjithë banorët dhe për më tepër vetë Monika i ka nxjerrë të gjitha me zë dhe figurë në reportazhin televiziv të Sonila Meços vite më parë. Ndërkohë që vetëm Inspektorati i Pasurisë së Shkëlqim Ganajt dhe Prokuroria e Arta Markut ende nuk e “dinë” se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë një vilë në Gjirin e Lalzit me një vlerë prej mbi 5 milionë eurosh. Të cilët heshtin, ndërsa Kryemadhi që nga viti 2016, pikërisht pas momentit të miratimit të Reformës në Drejtësi, është kthyer në një “agjenci imobiliare”, duke shitur tërë pasurinë patundshme të familjes presidencialo-opozitare. Madje as nuk është interesuar askush se çfarë ka ndodhur me paratë e përfituara nga këto pasuri të shitura me emergjencë, nëse paratë kanë kaluar në rrugë tokësore cash dhe janë depozituar jashtë vendit nëpër parajsat fiskale, janë në bankat e nivelit të dytë apo nëpër ‘dyshekë’. Pikërisht këtu duhet të fillojë hetimi i pasurisë së Metës dhe Monikës, duke nisur nga zhdukja e vilës luksoze në Gjirin e Lalzit dhe destinacioni i parave të nxjerra nga shitja e banesave vit pas viti. Pastaj të bëjnë krahasimin se nga i kanë siguruar të ardhurat. Do jetë “peshkim” i mbarë./Pamfleti