Ishte kreu i PR-së, Fatmir Mediu ai që i bëri thirrje Presidentit të uleshin në një tryezë dialogu me qëllim zgjidhjen e krizës politike. Mediu kërkoi edhe përfshirjen e Partisë Socialiste në këtë takim, ndaj Meta i’u a plotësoi dëshirën
Fill pas takimin me ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca Ilir Meta do presë ditën e martë në orën 11 në një tryezë dialogu partitë e vogla me kerkesë të tyre. Një vendim i tillë vjen pas thirrjes së krerëve të këtyre të fundit një ditë më parë.
Por në fakt këto parti ku shumica e tyre nuk kanë asnjë antar duan që me ndihmën e Metës të bëhen faktor gjoja për zgjidhjen e krizës.
Ish Deputetët qiraxhinj, tashmë e dinë se kurrë nuk do e shikojnë më karrigen e ngrohtë të Parlamentit, ndaj përpiqen për të bindur qiradhënsen PD, që ta kuptoi se kontribuan edhe ata.
Në takimin me Metën të pranishëm do jenë Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Vangjel Dule dhe Agron Duka./Ekskluzive.al