Juristi Romeo Kara ka zbuluar arsyen e vërtetë që sipas tij fshihet pas lënies jashtë listave të PD të ish-deputetëve Ervin Salianji dhe Klevis Balliu. Sipas tij e gjitha ka të bëjë me luftën që ka nisur prej kohësh mes Metës dhe Bashës.
Kara bën të ditur se Meta është kushëri me Salianjin, gjyshja e Ilir Metës nga nëna dhe gjyshi Salianjit ishin motër e vëlla.
Gjithashtu, juristi shkruan se jo rastësisht u largua edhe delfini tjetër i Metës, ish-këshilltari i tij dhe çuni i Fahriut.
Jo vetëm kaq, por Romeo Kara zbulon se Meta e di shumë mirë se LSI-ja e dalë boje nuk fiton as 5 deputet dhe kështu i fut ilegalisht njerëzit e tij në listat e partive të mëdha, siç ishte PD-ja në këtë rast dhe pastajh t’i përdorë pë qëllimet e tija.
Postimi i plotë:
Nje mik i imi, ka vite qe me ka bere të ditur se, gjyshja e Ilir Metes nga nena dhe gjyshi Salianjit ishin moter e vella.
Nxjerrja e babales nga lista per deputet, siç duket ketu e ka arsyen e vertete.
Jo rastesisht u largua edhe delfini tjeter i Metes, ish keshilltari i tij dhe çuni i Fahriut.
Lufta Basha-Meta ka kohe qe ka nisur dhe zhvillohet jo pak e ashper.
Meta e di mire se, me emrin e tij dhe te LSI-se se dale boje, nuk fiton as pese deputete, keshtu qe i fut ilegalisht njerezit e tij tek listat e partive të medha siç eshte PD-ja në kete rast.
Ai pretendon t’i mandatoje ata nepermjet PD-se dhe pastaj t’i siluroje tek LSI-ja, apo t’i perdore për të kapur PD-ne, gje te cilen ka se paku prej 2017 qe po e tenton.
Jo rastesisht edhe “heroizmi” i çunit të Fahriut tek Unaza e Re ishte në shume raste në kundershtim me qendrimet e vete Bashes.
Nepermjet tij, protesta tek Unaza e Re u fokusua vetem tek demshperblimi, duke anashkaluar cdo pike qe godiste korrupsionin në lidhje me ate afere, ku ishte servirur preventivi perpara projektit me cmimin stratosferik 20 mil euro kilometrin e rruges.
Jo rastesisht kjo proteste nuk u mor me falsifikimin e oligarkut Ulaj, i cili eshte ura lidhese e pozites dhe opozites qe në dukje shfaqen armiqesore.
Jo rastesisht vetem Basha foli për korrupsionin e kesaj afere, ndersa puseta Berisha humbi pa nam e nishan.