Analisti dhe publicisti i njohur, Frrok Çupi ka komentuar situatën politike në vend, duke e ndalur theksin kryesore tek zhvillimet brenda Partisë Demorkatike dhe “Foltores” së drejtuar nga ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin ka hedhur akuza të forta. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Çupi shprehet se PD sot drejtohet nga binomi Alibeaj-Basha dhe sipas tij, ky është një fakt që e njeh ligj. Sipas tij, grupi i Berishës është një fraksion ilegal dhe s’ka lidhje me PD-në. I ndalur tek disa dosje të bujshme që ka në dorë SPAK, sikundër është afera e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe “Gërdeci”, ku është përfshirë ish-kryeministri Berisha, analisti Çupi theksoi se kreu i “Foltores” do të përfundojnë në burg, duke treguar edhe arsye se përse do të fundoset ai.
-Zoti Çupi, në PD zien debati për legjitimitetin e saj, për shkak se çështja ende është në gjykatë. Pse po e vonon gjykata vendimin për legjitimitetin e PD? Ka zëra se po presin që Berisha të dalë jashtë loje përmes ligjit të dekomunistizimit?
Gjykata, në fakt, është e shprehur, përderisa në kujtesën e saj gjyqësore si kryetar i PD njeh Lulzim Bashën. Basha, brenda përbrenda institucioneve të PD është zëvendësuar me Enkelejd Alibeaj. Nëse do të jetë e nevojshme që të shprehet përsëri për të njëjtën gjë, kjo është një punë e gjykatës; por nuk besoj se do të ndodhë. Nuk ka PD tjetër përveç PD që njeh Gjykata sot.
Kjo tjetra është një masë amorfe që vërtitet e bën zhurmë . Në thelb: Grupimi i Berishës që quhet ‘ Rithemelim’, nuk është PD. Ky nuk është një institucion legal, sepse nuk e njeh ligji. Por nuk është as institucion politik, sepse nuk ës htë i regjistruar dhe nuk mund të veprojë në emër të publikut. Më e qarta është se ky grupim nuk zë dhe dorë as në Kuvend, as në vlerësimin e mazhorancës, as në Shtetet e Bashkuara dhe në shtete të Bashkimit Europian. Po të bëjë edhe një hap drejt ‘akteve politike’, menjëherë do të konsiderohet ‘organizatë destabilizuese’ për vendin dhe rajonin.
Ndodhemi në situatë lufte globale, kur vendi ynë është mes më të shënjestruarve. Pa mendoni valën perëndimore për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit, mendojeni kur kjo valë të vërshojë mbi vendin tonë të rrezikuar…, dhe bëni pyetjen: ‘Ku do të përfundojnë Berisha ame luftënxitësit e tij në ‘ PD’. Kujtoni pak filmin ‘Titaniku’ dhe perceptoni Berishën, Mulin, Këlliçin, Vokshin, Loshin, Noshin, Vishin…, në cilin direkt anijeje mund të mbahen. Nuk preket më vendi ynë prej këtyre njerëzve që ia kanë nxirë jetën 32 vjet.
-Deputeti Flamur Noka ka paralajmëruar futjen në zgjedhje përmes koalicionit me Partinë e Lirisë të Ilir Metës, në rast se gjykata iu heq PD-në “Foltores”. Keni një koment?
Po, me siguri që do të futen në zgjedhje bashkë. Nuk kanë rrugë tjetër. Stuhia i ka lënë në një ishull thuajse të braktisur dhe Berisha e Meta do të ‘ martohen’ vetëm me njëri tjetrin, ai ishull nuk ka tjetër martesë për ta. Sepse është ishulli i krimeve të përbashkëta, i korrupsionit të përbashkët dhe.., ta themi qartë:
Ishulli i komplotit të përbashkët Berisha- Meta kundër kombit. Mos e provoftë njeri, por kur dikush kryen krime kaq të mëdha, i duket se shpëton nëse kapet nga flokët e veta. Flokët e Berishës janë në duar të Metës, dhe lëkura e Metës është në duar të Berishës. A do të shpëtojnë? Nëse vdes drejtësia e një populli dhe e dy kontinenteve.
-FRPD e Berishës mbajti këtë fundjavë zgjedhjet për kryetarin e ri, por rra në sy fakti se ky proces po denoncohet dhe ka qenë një farsë. Si ka mundësi që Berisha akuzohet gjithmonë për shtrembërim të votave?
E kam thënë gjithmonë, që nga 9 korriku 1991 se “kudo ku shkel Berisha, aty mbin e keqja, toka ku shkel ai helmohet”. Kjo është Shqipëria sot e helmuar nga vje dhjet dhe korrupsioni, e dominuar nga një drejtësi e padrejtë dhe e korruptuar, e shëmtuar kudo ku vuri dorën ai dhe ekipi i tij…
Sidomos PD është një parcelë ku nuk mbin më asgjë normale në këtë jetë… Berisha është njeriu që vjedh edhe vetveten, edhe atëherë kur e ka shtëpinë plot me pasuri. Është fiks një i sëmurë kleptoman. Ai e fut dorën në xhepin e tij dhe vjedh për xhepin e tij. Kjo ndodhi me Forumin e Rinisë të PD: Vodhi votat e veta. Por bëri një mëkat shuma të madh: I mësoi edhe të rinjtë të vjedhin si ai. Kushdo që mban pranë Berisha është ose hajdut, ose servil, ose vrasës, ose i pa vlerë. Tani edhe Forumi Rinor u shpall i pa ligjshëm. Kjo është PD e Berishës.
-A rrezikohet Sali Berisha nga dosjet që ka hapur SPAK për aferën e kompleksit “Partizani” dhe “Gërdeci”?
Besoj se dosja e kompleksit ‘Partizani’ nuk është ndonjë gjë e madhe në radhën e krimeve të Berishës. Sigurisht që ai do të paguajë edhe për këtë. Por ai e di se stuhia nuk ndalet te ‘ Partizani’ as te Jamarbëri. Berisha sot është kampion botëror i korrupsionit dhe i minimit të demokracisë. Berisha është edhe në ‘top’ të sulmit mbi Amerikën dhe qytetërimin perëndimor. Ky është haraçi që do të paguajë Berisha. Megjithatë nuk na duhet vetëm kaq. Na duhet që të harrojmë se kemi pasur ‘Berishë’ në racën tonë.
-Lulzim Basha është parë këtë fundjavë në takim me krerët e degëve të PD, pjesë e së cilës ka qenë edhe kryetari i grupit parlamentar demokratë, Enklejed Alibeaj. Si ju duket kjo lëvizje dhe a është mesazh për Berishën, duke qenë eksponentë të “Foltores” kanë nisur sulmet ndaj PD-së zyrtare?
Kjo është një lëvizje që do të ketë si pikë fundore shpalljen e Berishës si autor i marrjes së financimeve ruse. Sepse kjo është e vërteta. Lul Basha nuk ka bërë kurrë gjë në PD, e jomë të bëjë financim nga Rusia. Paratë janë domen dhe zanat i Berishës, ku i lë ai paratë ti marrë Basha? Mund të kemi edhe ndonjë zhvillim më tej: Që Basha të zgjidhet në krye të PD, të asaj pjese që do t’ i japë duart Berishës./Intervistoi Rigels Seliman