osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta dhe Basha kujtojnë eksodin e vitit 1991, e konsiderojnë shpopullimin si dramën më të madhe që ka vendi

Meta dhe Basha kujtojnë eksodin e vitit 1991, e konsiderojnë shpopullimin si dramën më të madhe që ka vendi

Ilir Meta ka kujtuar eksodin e 1991, kur mijëra shqiptarë u nisën me anije drejt brigjeve të Italisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se sot drama më e madhe është shpopullimi i vendit.

Meta theksoi se kjo tregon se duhet që të reflektohet për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët. “Si sot 30 vite më parë, më 8 gusht 1991, rreth 20 mijë shqiptarë zbarkuan në brigjet e Italisë, në kërkim të lirisë dhe shpresës, duke i dëshmuar botës tragjedinë dhe mjerimin e popullit më të shtypur dhe të izoluar të kontinentit.

Anija Vlora, me të gjithë simbolikën, emocionet e forta dhe kujtimet e gjalla që risjell, na fton për një reflektim të thellë mbi sakrificat e jashtëzakonshme njerëzore, në emër të së cilave duhet të punojmë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe dinjitoze për qytetarët tanë, veçanërisht kur shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit”, shkruan Meta.

Ndërkohë, edhe kreu i PD Lulzim Basha, ka publikuar një video nga eksodi i 30-viteve më parë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se sot 30 vite më vonë, eksodi vijon prej diktaturës së korrupsionit. Ai thekson se PD do luftojë me gjithë forcën që t’u kthejë shumicës së shqiptarëve të drejtën për të jetuar një jetë më të mirë.

“30 vite më parë, 20 mijë shqiptarë mbërritën në brigjet e Italisë me anijen “Vlora”, në përpjekje për të lënë pas vuajtjet dhe tragjedinë që regjimi totalitar i kishte shkaktuar vendit. Fatkeqësisht, eksodi i shqiptarëve vijon, i heshtur dhe i dhimbshëm, prej diktaturës së korrupsionit, që vret njësoj shpresat për një të ardhme më të mirë, këtu, në tokën tonë.

Përkundër masakrës zgjedhore, qytetarët mbështetën planet dhe vizionin e Partisë Demokratike, ndaj ne do të luftojmë me gjithë forcën që na dhanë njerëzit në 25 prill, që t’u kthejmë shumicës së shqiptarëve të drejtën për të jetuar një jetë të plotë dhe të lirë për realizimin e aspiratave të tyre këtu, pranë familjeve dhe miqve të tyre”, shkruan ai.