osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Meta dërgon te “Varrezat e Dëshmorëve” Blushin dbe shoferin sekretar që u arrestua bashkë me të: Donin të na përzinin por ne qëndruam!

Meta dërgon te “Varrezat e Dëshmorëve” Blushin dbe shoferin sekretar që u arrestua bashkë me të: Donin të na përzinin por ne qëndruam!

Përfaqësues të Partisë së Lirisë ishin sot të pranishëm në 80-vjetorin e çlirimit të vendit.

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat, uroi shqiptarët për Ditën e Çlirimit dhe foli për një incident që ndodhi në fillim të ceremonisë, kur pati një përplasje me anëtarët e Gardës, që sipas tij, kishin marrë urdhër për të penguar përfaqësuesit e PL të nderonin këtë datë historike.

Blushi e cilësoi këtë një tentativë të Ramës për të privatizuar një ngjarje të tillë, duke përmendur mundësinë e dhënies me koncesion të Varrezave të Dëshmorëve.

“Në nisje të ceremonisë patëm një përplasje me anëtarët e Gardës, që kishin marrë urdhër për të penguar përfaqësuesit e PL për të nderuar datën e shënuar.

Përpjekje kjo që tregon një tentativë të Ramës për të privatizuar edhe këtë datë historike e ndoshta për të dhënë me koncesion edhe Varrezat e Dëshmorëve.

Megjithatë ne e kryem këtë ceremoni sepse askush nuk mund të na ndalojë të nderojmë gjakun e dëshmorëve”, u shpreh ai.