osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta bllokadë 6 nismave të mazhorancës në linjën e luftës së heshtur Qeveri-Presidencë!

Meta bllokadë 6 nismave të mazhorancës në linjën e luftës së heshtur Qeveri-Presidencë!

Marrëdhëniet mes Qeverisë dhe Presidencës duket se po përkeqësohen nga dita në ditë. Edhe pse në daljet e tyre publike Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë qenë mjaft të rezervuar, në të vërtetë ka nisur një luftë në distancë mes tyre. Ilir Meta ka sfiduar mbi 6 herë qeverinë, duke bllokuar nismat e saj. E para ka të bëjë me institucionin e Shërbimit Informativ Shtetëror. Fiks një vit më parë ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen nga ky institucion. Dhe kryeministri Edi Rama i propozoi Metës, Helidon Bendon që ta dekretojë si kreun e ri të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Por, sot kur bëhet plot një vit nga kërkesa e Ramës, Meta ende nuk e ka dekretuar Bendon, duke e lënë SHISH pa titullar. Një tjetër tregues i përplasjeve Rama-Meta janë kthimi mbrapsht i katër ligjeve që mazhoranca i ka dërguar Presidentit për t’i dekretuar. Dy prej tyre kanë të bëjnë me teatrin, pasi Meta ktheu dy herë nismën për shembjen e godinës. Ligji tjetër që Meta nuk ka dekretuar ende është ai i Tatimit mbi Lojërat e Fatit. Ndërsa një tjetër ligj që nuk ka marrë “bekimin” e Metës duke mos u dekretuar është ai për Tarifat Gjyqësore.

Por një përplasje e fortë ka ndodhur dhe me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Që në gusht ky i fundit i kërkoi Metës që të hedhë shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe Meta e refuzoi. Sot KED është me 4 anëtarë dhe kreu i shtetit ende nuk i ka marrë parasysh kërkesat e Ruçit. Nisma tjetër që Meta i ka refuzuar qeverisë është ajo e paktit të detit.

Çështja e detit

Qeveria shqiptare dhe ajo greke ranë dakord mes tyre që të negociojnë kufirin detar. Në shkurt ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ju drejtua me një kërkesë Metës, ku kërkonte autorizimin për nisjen e bisedimeve. Meta e zvarriti procesin për 3 muaj. Pasi ja dha autorizimin Bushtit, negociatat vijuan në nivel ekspertësh dhe momentalisht është arritur në një draft-marrëveshje. Por kjo marrëveshje ka që në korrik në zyrën e Metës dhe kreu i shtetit nuk po e firmos. Burime të sigurta pranë Presidencës bënë me dije se Ilir Meta ka pasur sherr me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin dhe ka kërkuar të negociojë vetëm me kryeministrin Edi Rama.

Pra, në një farë mënyre Meta kërkon që kryeministri Edi Rama t’i “lutet” atij, por Rama e ka shpërfillur. Edhe në deklarimet e ditëve të fundit Meta e ka treguar hapur se ai bisedon vetëm me Ramën për këtë çështje, duke nxjerrë jashtë loje Bushatin. Vetë kryeministri duket se po e injoron dhe kjo po sjell vonesa.

Përplasja për BSH e KLSH

Mirëpo, në ditët në vijim pritet që të agravohet më shumë përplasja Qeveri-Presidencë, pasi Ilir Meta duhet të bashkëpunojmë me kryeministrin Edi Rama. Bëhet fjalë për drejtuesit e dy institucioneve kyçe, siç janë Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Banka e Shqipërisë. Kreut të KLSH, Bujar Leskaj i mbaron mandati në dhjetor, ndërsa është hapur gara për drejtuesin e ri.

Ndërsa Guvernatorit Genc Sejko i mbaron mandati në nëntor. Sipas ligjit, emrat për kreun e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë i propozon Presidenti i Republikës, ndërsa më pas është mazhoranca ajo që vendos nëse do të pranojë të votojë kandidaturat e propozuara nga Meta apo jo. Kështu që duke qenë se Meta do të nxjerrë kandidatura pranë tij për kreun e ri të KLSH dhe BSH, mbetet të shihet nëse shumica socialiste do t’i votojë ose jo. /Rigels Seliman