osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta-Berisha përplasje të forta me Bashën, presidenti i çon emisarë për fatin e LSI, ish-kryeministri kërkon dhunë si më 20 shkurt 1991

Meta-Berisha përplasje të forta me Bashën, presidenti i çon emisarë për fatin e LSI, ish-kryeministri kërkon dhunë si më 20 shkurt 1991

Teksa zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë, raportet brenda opozitës duket se janë të akullta. PD dhe LSI do të jenë rivale në zgjedhje dhe të dyja kampet po mendojnë si të maksimizojnë votat.

Por gazeta ka mësuar se Monika Kryemadhi duket se është distancuar dhe negociatat me PD i ka marrë në dorë Ilir Meta. Presidenti nuk e fsheh më se në zgjedhje do të jetë krah opozitës, ndërsa burime shumë të sigurta i thanë gazetës se presidenti ka futur negociatorë për të diskutuar me Bashën mbi strategjinë e zgjedhjeve.

Nga dita në ditë dëgjojmë aleatët e Bashës, të cilët kërkojnë që të bëhet e qartë se si do shkohet në zgjedhje, ndërsa LSI nuk flet fare. Arsyeja është se po punohet në prapaskenë dhe një burim në PD i tha gazetës se Meta ka dërguar disa emisarë te Basha, pasi nuk ia ka besën liderit demokrat. Aleatët tradicionalë ia kanë lënë në dorë Bashës strategjinë, por jo LSI dhe Meta.

Presidenti pak kohë më parë i dërgoi një mesazh të fortë Bashës duke kërkuar që të tregojë se kush e mban peng. Frika e LSI është se PD nëse fiton e vetme mund ta nxjerrë nga qeveria, ndërsa po ashtu nuk përjashtohet skenari i një qeverie PS-PD. Gazeta ka mësuar se përveç negociatave se si do të hyhet në zgjedhje, pra me një apo me dy lista, njerëzit e Metës po negociojnë dhe për qeverinë e re.

PD-LSI janë të bindur se do fitojnë, por halli i LSI duket se është te postet që do të marrë dhe kanë filluar që tani diskutimet. Ndërkohë nga PD bëhet e ditur se Basha nuk pranon asnjë diskutim për ndarje qeverie para zgjedhje. Sipas burimeve, nëse opozita fiton, Basha ka kërkuar që ministritë të ndahen në bazë të votave. Për këtë arsye klima PD-LSI duket se është ftohur, pasi lideri demokrat po vihet shumë në presion nga presidenti.

Përplasja me Berishën

Përveç krisjeve me LSI dhe marrëdhënieve të zbehta me Metën, Lulzim Basha duket se ka tensionuar tej mase marrëdhëniet me Sali Berishën. Sipas burimeve, shumë emra që janë u skualifikuan nga komisioni i kandidatëve janë akuzuar te Berisha dhe shpresojnë që ky të bindë Bashën që të rikthehen. Ajo që bie në sy është se komisioni la jashtë shumë emra të njohur dhe shumica janë njerëz të Berishës.

Por gazeta ka mësuar se frika më e madhe e ish-kryeministrit është se Basha mund të përjashtojë shumë emra të tjerë që janë besnikë të tij. Debati tjetër ka të bëjë me kandidimin e Berishës. Sipas informacioneve, ky i fundit ka kërkuar që të mos bëhen më presione përmes Genc Rulit se ai e di vetë se kur largohet nga politika.

Berisha presione për dhunë

Një burim i tha gazetës se krisje ka pasur dhe sa u takon protestave. Basha ka urdhëruar të vetët që të mos kryejnë akte dhune, ndërsa Berisha nga ana tjetër kërkon revolta e përmbysje. Tërheqja e Bashës nuk është pëlqyer aspak nga ish-lideri demokrat. Dje Berisha ishte në “Syri Tv”, ku kroi përmbysje si më 20 shkurt 1991 kur u rrëzua busti i diktatorit. “Opozita duhet të përgatitet qoftë për zgjedhje, qoftë për 20 shkurt. Përndryshe ajo nuk ka përmbushur misionin e saj. Edi Rama meriton çdolloj ndëshkimi me këtë që u ka bërë shqiptarëve, me këtë spastrim etnik, duke zbatuar platformën e Vaso Çubrilloviçit”, tha Berisha. Pra duket qartë që ish-kryeministri po i bën presion Bashës për të shkuar te dhuna.