osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta-Berisha në panik nga një pakt i dytë PD-PS, presion Bashës të nisë protestat sa më shpejt, frikë nga ndërhyrja e ndërkombëtarëve

Meta-Berisha në panik nga një pakt i dytë PD-PS, presion Bashës të nisë protestat sa më shpejt, frikë nga ndërhyrja e ndërkombëtarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Ilir Meta duket se i tremben një pakti të dytë Rama-Basha. Gazeta tregoi një ditë më parë se në shtator pritet të vijnë në Tiranë një sërë delegacionesh, të cilët do të negociojnë për zgjidhjen e krizës. Por ndërhyrja e tyre ka shtuar zërat se kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të shkojnë drejt një pakti të dytë si ai 17 majit të dy viteve më parë.

Të gjithë e mbajnë mend se nga takimi i 2017-ës Lëvizja Socialiste për Integrim dhe ish-kryeministri Sali Berisha dolën më shumë të dëmtuar. Partia e Presidentit Meta u la jashtë koalicioneve, duke humbur shumë mandate deputetësh, ndërsa sa i takon Berishës, Basha e pastroi partinë nga njerëzit e tij. Por burime të sigurta të gazetës nga selia blu kanë bërë me dije se gjatë ditëve të fundit janë rritur ndjeshëm presionet ndaj Bashës. Mësohet se Meta përmes njerëzve të tij në LSI i kanë kërkuar Bashës që të nisë protestat në javët e para të shtatorit, me qëllim çuarjen e vendit në tym dhe flakë, veprime këto që mund të sillnin edhe rrëzimin e qeverisë. Po ashtu, burimet theksuan se Meta ka gjetur edhe mbështetjen e Berishës në prapavijë, i cili së bashku me njerëz të tij në Partinë Demokratike po i ushtrojnë presion Bashës, duke i vënë si kusht nisjen sa më parë të revoltave popullore, rrëzimin e qeverisë. Madje, i njëjti burim theksoi se duke qenë se Basha ditët e fundit ka dhënë sinjale se mund të ulet në tryezën e dialogut me Ramën për të zgjidhur krizën me ndihmën e ndërkombëtarëve, ata kanë nisur të ndiejnë rrezikun, duke i kërkuar që të ashpërsojë dozën e reagimit kundër qeverisë. Sipas burimeve, kërkesën e tyre Berisha dhe Meta e mbështesin tek fakti që protestat nuk kanë dhënë rezultat, kështu që rruga e vetme mbeten revoltat. Pra, duket qartë se Berisha dhe Meta po i ushtrojnë presion Bashës që të nisë sa më shpejt protestat, në mënyrë që të mos i japin atij kohë që të bëhet pjesë e negociatave. Thënë më troç, Berisha dhe Meta kanë frikë se ndërhyrja e ndërkombëtarëve, jo vetëm që do t’i japë zgjidhje krizës, por prania e tyre mund ta çonte Bashën dhe Ramën drejt një pakti të dytë si ai i 17 majit të vitit 2017.

Frikë nga ndërhyrja e ndërkombëtarëve

Por me këtë lëvizje të huajt duket se i japin edhe një shuplakë Presidentit Ilir Meta. Ky i fundit ka tentuar që t’i ulë palët në dialog, por që ka rezultuar pa sukses. Ndërkohë që sipas gjasave në tryezën e dialogut do jenë vetëm Rama dhe Basha, duke nxjerrë jashtë loje Metën. Mirëpo, ulja në tryezën e dialogut mes Bashës dhe Ramës, duket se ka ndezur alarmin tek partia e Kryemadhit. Mësohet se LSI është në panik, pasi një pakt i dytë Rama-Basha si ai i 17 majit të dy viteve më parë, do të rezultonte fatale për këtë parti, duke e çuar në gijotinë. Kështu që, LSI është përfshirë nga paniku dhe mësohet se po përdor të gjithë gurët për të mos lejuar Bashën që të shkojë në tryezë me Ramën. Ndërkohë, mësohet se presionet ndaj Bashës janë rritur edhe nga media pranë LSI. Shkak janë bërë qëndrimet e fundit të Bashës, sikundër është dalja kundër Metës për të shkuar në zgjedhje në 13 tetor, si dhe shkuarja në tryezën e dialogut me Ramën me ndihmën e ndërkombëtarëve. Më konkretisht, media pranë LSI kanë shkruar që Basha duhet të dalë dhe të ndajë se me kë është me Metën apo me qeverinë, ndërsa i kanë kërkuar që të japë një datë fikse se kur do ta rrëzojë Ramën, duke theksuar se premtimet deri më tani i ka marrë era. /Rigels Seliman