osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta-Berisha bashkë gjithë ditën dje: Sinjal për një aleancë të dytë, për t’i shpëtuar drejtësisë

Meta-Berisha bashkë gjithë ditën dje:  Sinjal për një aleancë të dytë, për t’i shpëtuar drejtësisë

Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë shfaqur ditën e djeshme sërish krah njëri-tjetrit. Të martën presidenti dhe ish-kryeministri ishin në promovimin e librit publicistik, të ish-drejtorit të “Zërit të Amerikës” për Euro-Azinë, Frank Shkreli. Ndërkohë që dje Meta dhe Berisha kanë qenë bashkë në përkujtimoren e mbajtur për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.

Këto takime nuk janë rastësi, pasi është një mesazh i qartë se pas aleancës Basha-Kryemadhi, tanimë ka edhe një aleancë të re Meta-Berisha. Kreu i shtetit asnjëherë nuk e ka fshehur afeksionin për Berishën, por duket se takimet e fundit mes tyre janë mesazhe të koduara edhe për simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, se Meta është krah doktorit. Ndërsa ajo që e forcon më tej këtë aleancë të re mes presidentit dhe ish-kryeministrit, ka të bëjë me lëvizjen më të fundit të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Gazeta mësoi se Meta dhe Berisha janë “kumbarë” të afrimit të PDIU-së në kampin opozitar, pasi dy ditë më parë janë takuar me Shpëtim Idrizin, ku i kanë dhënë dakordësinë dhe garancinë këtij të fundit që t’i bashkohej minorancës.

Thënë më drejtë, frenat e opozitës në të vërtet i ka binomi Meta-Berisha dhe jo dyshja Basha-Kryemadhi. Ndërkohë nga ana tjetër, gazeta mësoi se disa deputetë të Partisë Demokratike janë rreshtuar kategorikisht kundër afrimi të PDIU-së së Idrizit në kampin opozitar. Pra duket qartë se Meta e Berisha po shkojnë drejt një pakti të dytë mes tyre kundër Ramës.

Berisha flet në aktivitetin për Hajdarin

Në Simpoziumin “Ëndrra e Azemit: Shqipëria si Europa”, në kuadër të 20-vjetorit të vrasjes së deputetit të PD-së, Azem Hajdari, mes shumë personalitetesh ka folur edhe me ish-kryeministri Sali Berisha.

Teksa e cilësoi Hajdarin lider epokal, Berisha u shpreh se është joreale që të mendosh që Azemi nuk kishte armiq. Në këtë kontekst, Berisha vuri në dukje faktin se Hajdari u vra nga shteti me uniformë. “Kjo nuk është ditë përkujtimore në kuptimin që në rast se ka një njeri që është i gjallë edhe pas vdekjes unë them se është Azem Hajdari.

Mund të mendoj kush se unë e teprova, me superlativa, ju siguroj që jo. Nëse shkojmë në ditën e tij, nëse kthehemi në dhjetorin e tij do gjejmë një gjeni të guximit njerëzor, por edhe të vizionit, askush në histori, rrallë, mund të gjendet një figurë që për një orë të bëhet lider, lider pozicion të cilin mund ta paguante në çdo moment me jetën e tij.

Megjithatë, atë e vranë sigurisht, shteti me uniforma dhe natyrisht është jo reale të mendosh se ai nuk kishte armiq. Por nesë ka një njeri që ruante komunikimin me të tjerët, askush më shumë sesa ai. Ai kishte respekt për njeriun. Azemi ishte një tribun ne çështjen kombëtare”, deklaroi ai.

Meta vlerëson Hajdarin

Me superlativa për ish-deputetin Hajdari ka folur edhe Presidenti Ilir Meta. Teksa e cilësoi Hajdarin si figurë të përmasave epokale, Meta theksoi se ishte në gen demokrat. “Dua të nënvizoja rëndësinë se figura e tij nuk ishte e rastësishme. Azemi ishte një njeri i lindur i lirë, ishte një njeri i lindur i guximshëm.

Këtë e tregoi përgjatë gjithë jetës së tij. ishte një njeri me genin e ti demokrat. Këtë e tregoi jo vetëm në dhjetor të 90 por edhe më pas. Për shumë çështje të caktuara kishte mendimet e veta. Ishte njeri i bashkëpunimit dhe me vlera shoqërore të veçanta.

Kishte një kimi të lindur me njerëzit aq sa shprehja që ka mbetur ende; sa njerëz i mblidheshin Azemit kur i çpohej goma e makinës, nuk i mblidhej askujt. Ndaj dëshiroja që të vazhdoja më tej. Demokracia nuk vjen as si dhuratë, dhe as qëndron e tillë. Azem Hajdari është një figurë e përmasave epokale që ka dhënë një mesazh të pavdekshëm”, deklaroi ai./Rigels SELIMAN