Ilir Meta ka bërë një deklaratë shumë të fortë teksa po fliste të premtën para gazetarëve. Duke iu referuar situatës me Gjykatën Kushtetuese, kreu i shtetit tha se popullit i kanë mbetur tre rrugë, njëra prej të cilavë është edhe marrja e armëve.
Në rrjetet e tij sociale, Braçe ka postuar foto nga Panairi i Librit, ku edhe duken të rinjtë që janë dyndur për të blerë botimet e ekspozuara.
Braçe shkruan:
“Pas thirrjeve “për të marrë armët”, populli dyndet e ble libra. Armët jashtë rendit kushtetues e ligjori i kanë banditët, jo populli! Librat nuk arrijnë kurrë tek banditët!”