Ky është momenti shokues kur një mësuese u shoqërua me pranga jashtë një takimi të bordit të shkollës në Luiziana, SHBA.
Mësuesja e shkollës së mesme, Deyshia Hargrave po fliste përpara bordit, ku u ankua se përse administratorit i ishte rritur rroga.
“Kjo më duket si një shuplakë në fytyrë për mësuesit dhe për çdo punonjës të stafit,” tha ajo.
“Kur nisa punë këtu, ishin 20 fëmijë në një klasë, tani janë 29 dhe ne nuk kemi kërkuar rritje rrogash. Si do i marrësh paratë ti? Kjo është sikur na i nxjerr nga xhepi ynë,”vazhdoi ajo.
Por përballë i doli një oficer, që e nxori nga dhoma dhe i vuri prangat në korridor.
Kjo pasi presidenti i bordit, Anthony Fontana tha se ajo ishte jashtë rendit të ditës.
Administratori i shkollës tha se nuk do ngrenë padi ndaj mësueses.