Siç raportohet nga “Carrusel Deportivo”, Leo Messi u përball me arbitrin në pushim të klasikes së La Liga-s, Barcelona-Real Madrid, pas dëbimit me karton të kuq të Sergi Roberto, teksa ky i fundit goditi Marcelo në fytyrë, në minutën e fundit te pjeses se pare.
Argjentinasi i tha kryesorit: “Je një mut, po e bën në brekë, nuk është mirë t’i bësh këto gjëra”.
Sergio Ramos në fund të ndeshjes shkoi në zonën e përzier të stadiumit dhe konfirmoi se sulmuesi i Barçës kaloi pothuajse një minutë kohë duke debatuar me Hernandez Hernandez, pa u kujdesur se e kishte një karton të verdhë:
“Ata e kanë vënë pak nën presion arbitrin, në minutën e fundit të pjesës së parë”.
Iturralde González, specialist i arbitrazhit në “AS”, tha se ylli i Barcelonës e meritonte të dëbohej nga fusha, nëse ia ka thënë atë kryesorit:
“Nuk ka rëndësi se si quhet lojtari. Nëse keni të verdhë dhe ju shfryheni kështu tek arbitri, duhet të përfundoni në dush.
Kuptohet, nëse është e vërtetë se Messi e ka thënë këtë”.