Lionel Messi është fituesi më i ri i çmimit “Sulmuesi më i mirë i sezonit 2018-2019 në UEFA Champions League”.
Për të arritur te trofeu individual, argjentinasi mposhti konkurencën e sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe senegalezit të Liverpool, Sadio Mane. Por, ajo që tërhoqi vëmendjen e tifozëve ishte reagimi i portugezit, me Ronaldon që teksa dëgjoi emrin e kundërshtarin e pa me një përbuzje.
Gjithsesi, nuk mungoi edhe duartrokitja nga ana e 34 vjeçarit, i cili “harroi” për një moment rivalitetin me të.
Ronaldo: "We've not had dinner together yet, but I hope in the future!" 😃@Cristiano & Messi at the #UCLdraw 🤜🤛 pic.twitter.com/KOFY8680tU
— #UCLdraw (@ChampionsLeague) August 29, 2019