Të hënën i zuri derën ambasadores Kim, dje shkoi hëngri drekë te Ilir Meta. Mëngjeset ia jep Sali Berisha ndërsa darkat i ha ku të mundet, sa në Vlorë, sa në Durrës. Kur mbetet pa ngrënë nuk merr në telefon Pizza Taxi por i bën zile Çim Pekës dhe ky i fundit ia përcjell hallin Shkëlzen Berishës…
Emigranten shqiptare Evis Kokalari e sollën nga Amerika në atdheun e saj të vërtetë me një mision sa grotesk aq fatalist. Ia paguan biletën e aeroplanit vetëm për ardhje me shpresën se do bëjë gjullurdi në Partinë Demokratike dhe pasi supozohet se do zbythë Lul Bashën do i zërë vendin si kryetare e do mbetet përgjithmonë këtu.
Një emigrante që pa mbaruar me hallet e kurbetit matanë oqeanit, tutorët e saj ia bënë trurin lavazho dhe si kamikaze e shëtisin kasaba më kasaba për ti bërë mbrojtje publike një kufome politike si Sali Berisha.
Çirret, bërtet, mallkon, intimidon se gjasme kjo emigrantja hallerëndë do bëjë namin në Kongresin dhe Senatin Amerikan dhe kur të pijë kafe me Donald Trumpin do demaskojë aferat e ndyra të Lul Bashës me Edi Ramën. Pa asnjë kontribut social e poltik në Shqipëri, pa qenë sikur anëtare e thjeshtë e Partisë Demokratike, pa votuar kurrë 20 vitet e fundit në atdhe kërkon të bëhet kryetare e opozitës shqiptare duke ofenduar, përçmuar dhe lënduar me mijëra gra e burra opozitarë me zemër, mendje dhe kontribute organike madhore.
Një emigrante hallexhije që kishte 19 vjet pa udhëtuar me aeroplan, 19 vjet pa fjetur në një krevat permanent, 19 vjet pa ngrënë 3 vakte atje larg në kurbet vjen në Tiranë dhe bën si llaxoret e mëngjesit që bërtisnin te dyqani i qumështit e kërkonin të futeshin pa rradhë.
Si fillim kjo Sudja amerikane e Sali Berishës duhet të bëjë transparencën e qëndrimit të saj këtu, kush dhe sa i’a paguajnë udhëtimet, ushqimet, hotelet, dietat e pastaj të bërtasë kundër korrupsionit politik të Tiranës se përndryshe do katandiset e dështuar si atëherë kur fliste me Çim Pekën live te televizioni Syri. Garantonte fitoren e Donald Trump në Amerikë por pas disfatës mbylli gojën, mbylli kamerën e internetit e u zhduk ca muaj.
Gjithmonë kjo refugjate e pashpresë zgjedh pensionistët e gabuar për tu bërë qejfin por dështon. Njëherë zgjedh Trumpin, një herë zgjedh Berishën.
Edhe siamezja e saj Bleona Qereti i ndihmon pensionistët në nevojë por ndryshe nga Evi Kokalari nuk merr si shpërblim një pjatë gjellë këtu e një tas supë atje. Bleona i do të thata në dorë e nëse nuk besoni, pyesni Ilir Metën!