Lajmi se 12 fëmijë nga Tajlanda janë bllokuar prej 2 javësh në një shpellë ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave ditët e fundit. 12 lojtarët e skuadrës së futbollit Wild Boar, u shpallën të zhdukur pak javë më parë, pasi nuk ishin kthyer nga stërvitja e tyre në natyrë. Siç u mësua ata së bashku me trajnerin e tyre u futën vetë në një shpellë, por mbetën të bllokuar atje pas një shiu.
Ata ditën e sotme kanë dërguar një letër ngushëlluese për prindërit e tyre ku kërkojnë që ata mos të bëhen merak pasi janë të fortë dhe do mbijetojnë. Ndër të tjera në letrën e tyre djemtë bënë një kërkesë për ushqime dhe gjithashtu bënë dhe një shënim për mësuesit e tyre.
“Mësues mos na jep shumë detyra shtëpie kur të dalim!”, shkruanin 12 lojtarët.
Ndërkohë trajneri i tyre u siguron familjarëve që të 12 fëmijët janë jashtë rrezikut për jetë.
“Të dashur prindërit e të gjithë fëmijëve, tani të gjithë janë mirë, ekipi i shpëtimit po na trajton mirë.”, shkruan trajneri 25-vjeçar Ekkapol ChantaWong.
Ata për 9 ditë mbijetuan pa ushqim dhe ujë dhe aktualisht po punohet që të nxirren 13 personat prej andej.