osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mesazhi që lëshoi Sali Berisha nga protesta e 7 korrikut: Kthimi i flamurit të SHBA me kokën poshtë, sinjal i “Foltores”: Një lëvizje e fuqishme anti-amerikane ka filluar!

Mesazhi që lëshoi Sali Berisha nga protesta e 7 korrikut: Kthimi i flamurit të SHBA me kokën poshtë, sinjal i “Foltores”: Një lëvizje e fuqishme anti-amerikane ka filluar!

Ashtu siç gazeta “SOT” e paralajmëroi edhe pak ditë më parë, protesta e 7 korrikut e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka qenë një provë e fortë force ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fill pas protestës së javës së shkuar, Berisha dhe ithtarët e tij nxituan që ta shisnin tubimin si sukses të madh, ndërkohë që njëzëri ata vlerësuan numrin e protestuesve, të cilët sipas tyre, ishin të shumtë dhe mbushën sheshin para Kryeministrisë, sikundër nuk kishte ndodhur asnjëherë në këto 30 e kusur vite demokraci.

Por teksa sot që flasim i madh dhe i vogël e di që Sali Berisha i ka shpallur “luftë” SHBA-ve për hallin e tij persona, në protestën në e 7 korrikut ndodhi diçka e paprecedent. Përtej ovacioneve dhe pankartave me mbishkrimin “Rama Ik” që mbanin në duar qytetarët e paguar nga “Foltorja” dhe LSI, rra në sy fakti se në turmën e protestuesve ndodhje vetëm një flamur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ishte me kokën poshtë.

Prani e flamurit amerikan dhe mbi të gjitha me kokën poshtë nuk ishte rastësisht në protestën e “Shtëpisë së Lirisë”, pasi sipas Kushtetutës amerikane, mbajtja e tij në atë formë tregon “kapitullim dhe nënshtrim”, që na rastin konkret kambanat binin për amerikanët.

Pra përmes këtij gjesti, Berisha u ka dërguar hapur amerikanëve një mesazh të fortë, duke iu thënë se ai është zot në Shqipëri dhe pavarësisht masave që Uashington ka aplikuar kundër tij, sikundër është mosnjohja si kryetar të Partisë Demorkatike dhe shpallja familjarisht “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, askush nuk mund ta ndalë atë. Kjo do të thotë se me protestën e së enjtes, ku Berisha aplikoi të njëjtën skemë sikundër ka ndodhur vite më parë në Greqinë fqinje, por edhe në vitin 2020 gjatë vizitës së ish-Sekretarit Pompeo, ku protestues me pankarta anti-amerikane dhe flamujt e SHBA me kokën, ai kërkon t’iu dërgojë një mesazh të fortë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ua thënë drejtpërdrejt dhe pa ndroje fare që:

“Mos e kruani me mua, se unë jam uragani dhe askush nuk më dal, pasi kam popullin që më mbështet”, apo “Durim SHBA, Durim se keni bërë llogaritë gabim me mua”. Thënë troç me tubimin e 7 korrikut, Berisha vrau 2 zogj, ku nga njëra anë i dërgoi mesazh SHBA-ve, ndërsa nga ana tjetër mbolli akoma më shumë frymë anti-amerikane tek qytetarët shqiptarë dhe kërcënoi qeverinë “Rama 3” se i ka ditët e numëruar.

Megjithatë, mbetët të shihet në ditët në vijim se çfarë strategjie do të aplikojë ish-kryeministri Berisha, edhe pse ky i fundit e di fare mirë se e ka të humbur betejën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se ishte pikërisht një thirrje e ambasadës amerikanë në Tiranë, disa orë para protestës së 7 korrikut, që e zbythi atë dhe e detyroi të mbante një tubim paqësor.

Ja çfarë ndodhi më 28 shtator 2020 dhe në 17 nëntori të 1973 në Greqi

Në Athinë e Selanik janë zhvilluar protesta të cilat kanë kaluar jo pa incidente dhe përplasje me Policinë, gjatë kohës që në vend ndodhej Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo në shtator të vitit 2020. Me parullën “Pompeo është i padëshirueshëm”, anarkistët fillimisht u mblodhën në Parkun Eleftherias për të protestuar dhe më pas marshuan para Ambasadës së SHBA, ndërkohë që rra në sy fakti se përveçse dogjën flamurin amerikan, ai ishte kokë poshtë sikundër ndodhi në tubimin e 7 korrikut të thirrur nga Sali Berisha.

Ndërkohë në 17 nëntor 1973, ushtria greke shtypi me gjakderdhje grevën e studentëve të Universitetit Politeknik të Greqisë. Të rinjtë kërkonin rrëzimin e “regjimit të kolonelëve”, i cili kishte vendosur një diktaturë të ashpër në vend që prej 1967. Pas 3 ditësh grevë, regjimi urdhëroi shtypjen e grevës, ku një tank çau rrethimin e universitetit. Nga përplasjet e dhunshme u raportuan 24 të vrarë, mbi 1 mijë të plagosur dhe mbi 2 mijë të arrestuar. Ngjarja bëri jehonë në mbarë botën.

Pas këtij momenti, regjimi diktatorial i ushtarakëve humbi gradualisht fuqinë deri në 20 korrik 1974, kur Turqia iu kundërpërgjigj grushtit të shtetit në Qipro me pushtimin e ishullit. Regjimi i kolonelëve rrëzoi presidentin e Qipros Makarios dhe vendosi Nikos Sampsonin.

Këto ngjarje çuan në ndarjen e ishullit të Qipros në dy pjesë nëpërmjet një muri në Nikozi. Më tej, junta ushtarake në Greqi u rrëzua nga protestat demokratike. Rebelimi i studentëve të Universitetit Politeknik të Athinës përkujtohet çdo vit në Greqi. Ajo konsiderohet si ngjarja që shkaktoi dobësimin e juntës diktatoriale.

Mbështetësit ekstremistë të majtë asokohe në revolta mbanin flamujt amerikan me kokën poshtë, identik siç u pa gjatë protestës së 7 korrikut të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 7 korrik të këtij muaji që jemi, ndërsa fajësojnë SHBA-në se ka mbështetur në vitet 1967-1974 regjimin e ushtarakëve në Greqi. /Rigels Seliman