Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i dërgoi një mesazh emocionues shokut të skuadrës te Real, Marcelos, i cili u largua pas 15 vitesh.
CR7 ka qenë gjithmonë në një marrëdhënie të shkëlqyer me mbrojtësin e majtë brazilian dhe në mesazhin e tij të lamtumirës tha:
“Më shumë se një shok skuadre, ky është vëllai që më dha futbolli. Në fushë dhe jashtë saj, një nga yjet më të mëdhenj me të cilin kam pasur kënaqësinë të ndaj dhomat e zhveshjes”, ka shkruar Ronaldo duke i uruar fat Marselos.