Shpalosja e kryeveprës së piktorit italian të shekullit të 17, Domeniko Çelini ishte pjesë e performancës së samitit të procesit të Berlinit të mbajtur sot në Tiranë.
Rrëmbimi i Europës” quhet piktura e njohur në të gjithë botën, miti i të cilës tregon se Zeusi e transformojë veten në një dem për të marrë Europën nga Roma matanë detit.
Kjo pikturë, që është vetë origjina e Evropës, është një pikturë që gjendet në Shqipëri dhe përmes saj kryeministri Rama ka dashur të tregojë se Shqipëria është pjesë e origjinës së Evropës.
Këto samite janë të mërzitshme dhe monotone, ndaj Rama ka menduar t’u japë pak ngjyra këtij samiti dhe të marrë vëmendjen e mediave të Evropës. Ai merret vetë me të gjitha detajet, ai merret më shumë me këto se me projektet. Ai ka dashur t’u tregojë liderëve që Shqipëria është një vend i vogël ku jetojnë njerëz, që kanë ardhur nga ferri, kanë përjetuar komunizmin dhe ai ka dashur të thotë na vlerësoni për çfarë kemi arritur deri tani.