Vendimi i presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve duket se i ka kapur në befasi socialistët.
Të paktën pesë herë, prej ditës së djeshme, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke e quajtur vendimin e Metës “nul” nga ana ligjore. Kreu i qeverisë akti i presidentit është “konfliktnxitës” dhe “përçarës”.
Sakaq, ka reaguar për herë të parë edhe drejtori i komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga. Përmes një shprehje filozofike, Fuga shkruan “Zgjedhjet e bëra në inat e sipër, nuk mund të zhbëhen”. “Thjesht po e them…”, shkruan më tej Fuga, ndërsa si foto ka publikuar një ujk që hidhet drejt greminës në gjaknxehtësi e sipër për të kapur një pëllumb.