Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Lushnjës ka treguar se si do të funksionojë ligji për lojërat e fatit.
Në një takim me gratë dhe vajzat e këtij qyteti shefi i qeverisë ka theksuar se ky është një vendim i cili është përshëndetur nga mjaft familjarë duke dhënë garanci se do të mbyllen të gjithë pikat.
Ndërkohë, ai komentoi edhe kërcenimet që i vijnë deputetit socialist Erjon Braçe.
Rama tha se Braçe ka fuqi politike dhe pesë herë më shumë se kushdo në PS duke “këshilluar” që mos e nënvlehtësojnë nga gjatësia.