Teksa po zhvillohet pjesa e dytë, tifozët e të dyja skuadrave kanë shpalosur banderolat e radhës. kësaj rradhe ata kanë ardhur me mesazhe për Kosovën.
“Tërbimi i Tokës, Gjakun na Zgjoi. Lot për kë iku, mes nesh s’qëndroi. Po dhimbja e fortë na dha pakëz “Liri”. Sërish e tregoi KOSOVËN-SHQIPNI!”, shkruajnë tifozët bardheblu në banderolën e shpalosur.
“Kufijtë janë në Letër, Por Zemrat S’kanë Kufi. KOSOVË dhe ILIRIDË Bashkë Jemi 1”, kanë shkruar nga ana tjetër tifozët e Partizanit.