Kryeministri Edi Rama ishte sot në spitali universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë në një nga 17 centralet e krijuara për sterilizimin.
Edi Rama tha se SPAK-u të vazhdojë hetimet dhe në krahun tjetër koncesioni vazhdon punën.
“Hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij Partneriteti Publik Privat, nuk e cënon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme madhore të qeverisë shqiptare për Rilindjen e Shëndetësisë, por siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar.
Kur ndodhi ajo që u lajmëruan masat për grupin që bënë procesin, kam marrë disa mesazhe nga mjekë, që ishin të shqetësuar se mos sekuestrohet dhe bllokohet kjo gjë. Kjo nuk është pjesë fare e kësaj gjëje dhe nuk ka shans as tu shkoi në mend spakistave” tha Rama.