Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje badigadrin e ish ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri. Për rreth tri orë, truproja e ish ministrit i është përgjigjur pyetjeve të prokurorit Dritan Prenci. Në pyetje në lidhje me akvitetin kriminal të grupit Habilaj janë marrë edhe dy efektive te komisariatit te Vlorës dhe disa banorë të fshatit Gjorm.
Prokuroria e Krimeve të Rënda merr në pyetje për rreh tri orë truprojën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Krahas letër-porosive që priten të vijnë nga Italia dhe Greqia, grupi hetimor i Krimeve të Rënda ka thirrur ketë të hënë për të marrë ne pyetje një nga ish-shoqëruesit e ish-ministrit.
Për rreth tre orë Elvis Rexha i është përgjigjur pyetjeve të prokurorit Dritan Prenci, ndërsa më herët në pyetje është marrë edhe shoferi i ish ministrit.
Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda janë pyetur edhe dy efekivë të komisariatit të Vlorës si dhe disa persona, banues nga fshati Gjorm.
Pyetja e ish-truprojës mësohet se është bërë në lidhje me disa lëvizje të ish-ministrit të Brendshëm dhe disa kontakte që ai ka mbajtur me persona që janë pjesë e hetimit. Po kështu policët dhe banorët nga Vlora, janë pyetur në lidhje me rolin e organeve të rendit në goditjen e parcelave me drogë në fshatrat e këtij qarku. Krimet e renda janë drejt përfundimit të hetimeve për dosjen ndaj ish ministrit të Brendshëm.
Më 12 prill, Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjati për herë të dytë hetimet edhe me tre muaj të tjerë për dosjen “Tahiri” për shkak të nevojës për veprime shtesë.
Ish-ministri i Brendshëm po hetohet për mbështetjen ndaj grupit të trafikut të drogës të Habilajve, ku të akuzuarit janë arrestuar në Itali. Krimet e Rënda po presin letërporositë nga Greqia dhe Italia për lëvizjet e makinës së Tahirit, me të cilën thuhet se kanë qarkulluar grupi i Habilajve nga Vlora./OraNews