Ditën e djeshme u arrestua nga Policia e Elbasanit Ardian Çapja dhe është shpallur në kërkim Florenc Çapja.
Bëhet me dije se Policia e Elbasanit ka marrë në mbrojtje prokurorin Ritvan Sukaj, i cili është personi që ka hetuar Ardjan dhe Florenc Çapjan.
Sukaj është personi që firmosi urdhrin për arrestimin e Ardjan Çapjas.Vendimi për mbrojtjen e prokurorit vjen një ditë pas arrestimit të Ardjan Çapjas dhe shpalles në kërkim të Florenc Çapjas .
Ky i fundit cilësohet si një nga personat më me ndikim dhe lidhje të fuqishme në qytetin e Elbasanit, si dhe dyshohet se është i përfshirë në disa ngjarje kriminale.