Familjet e dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës, janë marrë në mbrojte nga policia.
Lajmi është konfirmuar nga mediat, duke percaktuar ne kete menyre dhe shkallen e rrezikut te deshmive te tyre.
Dumani dhe Hoxha bashkëpunuan me drejtësinë, duke “zbërthyer” një seri ngjarjes kriminale e duke nxjerrë në skenë emra të njohur të botës së krimit.
Famiiljarët e dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë janë marrë në mbrojtje nga autoritetet për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme nga ana e kriminelëve që kanë rënë në grackën e hetimeve dhe tashmë janë shpallur në kërkim nga autoritetet.
Pas dëshmive të Dumanit dhe Hoxhajt, prokuroria e posaçme ka mundur të hedhë dritë mbi krime të ndryshme të kryer në 10 vitet e fundit në Tiranë, Durrës dhe Elbasan ku janë përfshirë 8 grupe të ndryshme kriminale.