Edhe pse Partia Demokratike ndodhet në zgjedhje të brendshme, lideri i kësaj partie Lulzim Basha vijon të zhvillojë takime në cilësinë e kryetarit.
Ndonëse qysh në fillim kjo garë konsiderohej nga kritikët si qesharake dhe jo e barabartë, Basha vijon të përforcojë këtë bindje se gjithçka është false.
Në këtë skenar duket se është bërë pjesë edhe kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti i cili ka sjellë në Tiranë bashkëpuntorin e tij më të afërt.
Në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është takuar me Bashën për të përforcuar imazhin e këtij të fundit në publik.
Ata kishin menduar të bëjnë edhe një deklaratë të përbashkët për mediat për të ofruar mbështetje reciproke.
Basha tha se PD do të jetë mbështetëse për të gjitha sfidat e Kosovës.
“E sigurova për mbështetje e plotë të PD në të gjitha sfidat me të cilat përballen institucionet e Kosovës. Mbi të gjitha me qëndrimin krah për krah për përballjen e sfidave të tjera ku prioritet mbetet vazhdimi i njohjeve ndërkombëtare, dhe përfundimi me sukses i dialogut me njohjen e ndërsjelltë të dy shteteve, Serbisë dhe Kosovës”, deklaroi Basha.
Nga ana e tij, Konjufca e konsideroi si shumë të frytshëm takimin me Bashën.
“Jemi shumë të nderuar për pritjen një selinë e PD të Shqipërisë nga kryetari i saj. Patëm një takim shumë të frytshëm duke trajtuar temat më të rëndësishme. Fati i shteteve tona është i përbashkët meqenëse ne jemi një komb. Në veçanti prekëm dialogun me Serbinë në të cilën Kosova po përballet me qëndrimet e Serbisë që synon të krijojë një entiteti të kontrolluar nga Beogradi. Më gëzio fakti që qëndrimet e PD janë të rëndësishme për Kosovën. Këto na ndihmojnë në proceset e ardhshme. Vetëm duke pasur një pozicion unik të dy shtete tona mund të ketë sukses. Me zëra të ndarë , me qëndrime kundërthënëse kemi përjetuar vetëm dëme. Sa më të unifikuar të jenë qëndrimet ton do të jetë me e lehtë për ne,” u shpreh Konjufca.
Komunikimi për media
Lulzim Basha: Kam Kënaqësinë të mirëpres sot në selinë e Partisë Demokratike kryetarin e kuvendit të Kosovës, zotin Konjufca me të cilin shkëmbyem mendime mbi zhvillimet politike në Kosovë, në Shqipëri, në rajon. E urova edhe personalisht për detyrën e rëndësishme, të kreut të një institucioni më të rëndësishëm të republikës së Kosovës, mbartës i legjitimitetit, të qytetarëve të Kosovës.
E sigurova për mbështetjen e plotë dhe koherente të Partisë Demokratike, me të gjitha sfidat me të cilat perballet Kuvendi, qeveria dhe institucionet e Kosovës, si dhe mbështetjen e plotë dhe vllazërore për të gjithë qytetarët e Kosovës, në sfidat e brendshme të zhvillimit ekonomik , të tejkalimit të pasojave social ekonomike të pamdemisë dhe mbi te gjitha në qëndrimin krah për krah me institucionet e Kosovës për përballjen e sfidave të tjera ku per Partinë Demokratike dhe për mua personalisht prioritet mbetet vazhdimi i njohjeve ndërkombëtare , antarësimi i Kosovës në institucionet ndëekombëtare dhe perfundimi me sukses i dialogut midis republikës së Kosovës Dhe republikës së Serbisë, me njohjen e ndërsjelltë të këtyre dy shteteve si një investim i domosdoshëm për të cimentuar stabilitetin dhe orientimin euroatlantik , të rajonit tonë, të gjithë vendeve të ballkanit perendimor.
Glauk Konjufca: Jemi shume të nderuar për pritjen në seline e Partisë Demokratike të Shqipërisë nga kryetari i saj, zoti Lulzim Basha. Patëm një takim shumë të frytshëm duke i trajtuar temat më te rëndësishme nepermjet të cilave shqyrtojmë gjendjen e Republikës së Shqipërisë, por edhe atë të Republikës së Kosovës.
Fati i shtëtëve tona është i përbashkët meqënëse ne jemi një komb dhe më erdhi mrë kur i dëgjova qëndrimet zyrtare të Partisë Demokratike të Shqipërisë për sfidat të cilat e presin Kosovën në të ardhmen. Në veçanti prekëm dialogun me Serbinë në të cilën Kosova po përballet me qëllimet e Serbisë, të cilat rezultatin përfundimtar synojnë ta kenë destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një entiteti teritoril Serb brenda Kosovës të kontrolluar nga Beogradi duke e hapur edhe planin e Athisarit.
Më gëzoi shumë fakti që qëndrimet e Partisë Demokratike të Shqipërisë janë shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës, të cilat i shpjegoi edhe në fund të qëndrimeve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, kryetari Basha.
Këto na ndihmojnë për pozicionimin e Republikës së Kosovës në proceset e ardhshme, edhe në dialogun që e kemi me Serbinë, por edhe në sfidat e integrimeve europiane, sepse vetëm duke patur një pozicion unik, të përbashkët e për të cilin punojmë duke e ndërtuar bashkë në vazhdimësi, të dy shtet tona mund të kenë sukses. Me zëra të ndarë, të fragmentuar, me qëndrime kundërthënëse, të cilat na kanë ndodhur ndonjëherë në të kaluarën, kemi përjetuar vetëm dëme të dy shtetet tona.
Sa më të unifikuar që të jenë qëndrimet tona, atëherë mendoj që do të jetë më e lehtë për ne që të kemi prosperitet, por edhe më e shpejt rruga jonë drejt synimit tonë përfundimtar, që është hyrja në Bashkimin Europian. Zoti Basha faleminderit për mikpritjen, jeni të mirëseardhur për një vizitë në Kosovë.