Ekrem İmamoğlu, kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP) për kryebashkiak të Stambollit në zgjedhjet lokale të mbajtura muajin e kaluar në Turqi, ka marrë certifikatën që i jep mandatin për të ushtruar detyrën në pesë vitet e ardhshme, raporton Agjencia turke e lajmeve “Anadolu Agency”.
Duke folur para gazetarëve në ndërtesën e Bashkisë së Stambollit, İmamoğlu tha se mori mandatin në emër të 16 milionë banorëve të Stambollit. İmamoğlu ka marrë mandatin në Pallatin e Drejtësisë në Stamboll