osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Merr fund ëndrra amerikane/ Agjencia e imigracionit nuk i quan më SHBA-të ‘vendi i emigrantëve’

Merr fund ëndrra amerikane/ Agjencia e imigracionit nuk i quan më SHBA-të ‘vendi i emigrantëve’

Agjencia amerikane që merret me kërkesat për lejen e qëndrimit dhe shtetësinë amerikane që këtë javë nuk u referohet më Shteteve të Bashkuara si “vend imigrantësh” në deklaratën e misionit të saj, një ndryshim që shkaktoi reagim në Uashington.

Deklarata e rishikuar për të cilën u njoftua fillimisht të enjten, u përmend në një letër nga Drejtori i Shërbimeve të Shtetësisë amerikane për punonjësit e agjencisë, si një ndryshim që duhet të “na udhëzojë në vitet në vazhdim”.

Deri të mërkurën, fillimi i deklaratës së misionit të Shërbimeve të Imigracionit ishte:

“Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit Amerikan, garanton premtimin e Amerikës si një vend imigrantësh, duke u dhënë informacion të saktë dhe të dobishëm për klientët tanë, duke miratuar shërbime imigracioni dhe shtetësie, duke inkurajuar ndërgjegjësimin dhe të kuptuarin e shtetësisë dhe duke siguruar integritetin e sistemit të imigracionit”.

Në deklaratën e rishikuar thuhet:

“Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit Amerikan administron sistemin e ligjshëm të imigracionit të vendit, duke ruajtur integritetin premtimin e tij, duke i shqyrtuar kërkesat për shërbime imigracioni në mënyrë efektive dhe të drejtë, duke mbrojtur njëkohësisht amerikanët, atdheun dhe duke nderuar vlerat tona”.

Agjencia thotë se formulimi i ri ishte bërë nga drejtori L. Francis Cissna, i cili tha se ky lloj formulimi përcakton qartë rolin e agjencisë dhe e bën të qartë se kujt i shërben.

Presidenti Donald Trump erdhi në detyrë me një platformë ndryshimesh intensive në sistemin amerikan të imigracionit. Vitin e fundit, administrata e tij ka marrë disa vendime që kanë sjellë ndryshime tek grupet që lejohet të hyjnë në vend.

Senatori Dick Durbin, demokrati i dytë më me peshë në Senat, reagoi me një mesazh në Twitter.

“Administrata e Presidentit Trump mund të ndryshojë deklaratën e një misioni por nuk mund të ndryshojë historinë tonë dhe ne nuk do t’i lejojmë të ndryshojnë të ardhmen tonë: ne jemi dhe do të jemi gjithmonë një vend imigrantësh”./voa/