Zhdukja e Ilir Metës në një nga javët ku skena politike e Tiranës është më e nxehtë se kurrë për shkak të hetimit për korrupsion të Sali Berishës ngjalli spekulime të shumta.
Mungesa e tij është interpretuar nga analistët dhe disa media si largim i qëllimshëm, pasi distancimi nga daljet publike koinciduan në një kohë kur Sali Berisha u shpall person nën hetim dhe dhëndri i tij u la në burg për privatizimin e ish-Klubit Partizani.
Por diten e sotme Ilir Meta bëhet i “gjallë” pasi është fotografuar sot nga paparazzi i ‘Panoramës’ në Tiranë duke ecur në zonën e Pazarit të Ri. Meta është parë i vetëm, teksa shëtiste në këmbë në qendër të Tiranës. Më pas ai është parë duke konsumuar kafen në një lokal pranë stadiumit Air Albania.
Mësohet se Ilir Meta ka qenë jashtë vendit, ndërkohë që është kthyer të premten në Tiranë.