osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mero Baze sqaron deklaratat e tij “antikullë” te gropa e Hajdin Sejdis: Kulla do të jetë e bukur, mos u shqetësoni për atë!

Mero Baze sqaron deklaratat e tij “antikullë” te gropa e Hajdin Sejdis: Kulla do të jetë e bukur, mos u shqetësoni për atë!

Mero Baze
Sapo kanë nisur punimet tek Kulla më e lart që do të ndërtohet në kryeqytet tek ish “Gropa e Ajdin Sejdisë” dhe kanë nisur një sër reagimesh. Në fakt leja për kullën nuk është dhënë sot ka kohë që është dhënë. Dhe procedura ka qenë publike.

Për hirë të së vërtetës projekti I Kullës është shumë I bukur dhe nëse arrin të ndërtohet mund të krijojë një harmoni me pjesën tjetër të kullave në Tiranë.

Reagimin që unë kam pasur ndaj këtij projekti, nuk e kam për cilësinë e Kullës apo për lulishten e Ajdin Sejdisë që për vite të tëra ka qenë gropë mbeturinash dhe qendër prostitucioni në Tiranë.

Shqetësimin e kam pasur kur kam parë që “investitorët” janë gjysma sekserë mes Ramës e Berishës dhe gjysma njerëzit më të afërt të djalit të Berishës me të cilën bën punë ndërtimore në Tiranë. Pra shqetësimi që unë kam bërë publik tek intervista me kolegun Rakipi, është tek koncepti se si e poshtëron Edi Rama atë që bën si “I forti” I opozitës, duke e mbajtur në lojë me biznese leje ndërtimi dhe duke përdorur sekserët e tij si negociatorë.

Pra nuk isha I shqetësuar për Kullën si ndërtim se ajoi edhe pse e bën dikush që nuk e dua prap është e bukur. Problemin e kisha me këta që na shesin moral për lekët e drogës e lekët e korrupsionit dhe tentojnë të ndërtojnë një godinë 200 milionë euro me një betoniere të deklaruar dhe me biznesin e sekserit mes Ramës e Berishës.

Ndaj reagimet ndaj kësaj historie duhet të jenë reagime politike jo urbanistike. Përveçse nuk jam shumë kompetent të flas për standardet urbanistike, dhe akoma më keq përveç faktit që kulla nuk më duket e keqe, jam I predispozuar të kuptoj cila pjesë e shoqërisë është e shqetësuar politikisht nga korruptimi poshtërues I Sali Berishës prej Edi Ramës.

Pashë ata të lëvizjes Bashkë të Arlind Qorrit që ishin të shqetësuar për lulishten. Mendoj se Lulishtja do bëhet dhe më e bukur rrotull kullës kot e kanë si shqetësim. Nëse nuk janë të shqetësuar politikisht është mirë të ikin në plazh se mesi I gushtit.

Pash dhe Lulzim Bashën që e nis shqetësimin me lulishten dhe e mbaron me pazaret që bëhen natën. Mirë do të ishte në këtë rast të përmendte emrat se Berisha nuk do ta kursente dhe nuk e kursen as për gënjeshtra, jo më për të vërteta.

Për hirë të së vërtetës vetëm Altin Goxhaj e ka trajtuar si Pazar, dhe madje ka bërë sakrificë sublime duke mos futur Sorosin si sekser por Gimen dhe Sandrin.

Pra që ta mbyllim këtë histerinë rreth historisë së Kullës në qendër të Tiranës me pak fjalë: Nuk është gabim kulla, as nuk është halli tek lulishtja.

Nëse nuk flisni dot se si Edi Rama poshtëron Sali Berishën duke e detyruar të fus kokën mes shalëve siç bën gjithmonë kur I dalin pazaret e të birit apo të bijës, më mirë mos flisni.

Sa për lulishten, ajo do të bëhet më e bukur dhe Kulla do të jetë shumë me e mirë se gropa e Ajdin Sejdisë.

Mos u shqetësoni. Po qe se gjithë këtë luftë “parimore” opozitare e keni për të kap ndonjë si kjo kulla ja ka vlejtur. Po vetëm për Familjen Berisha! Ju të tjerët prisni dhe disa vite