osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mero Baze: Opozita, as me drejtësinë, as me zgjedhjet e reja!

Mero Baze: Opozita, as me drejtësinë, as me zgjedhjet e reja!

Opozita bëri sot spektaklin e radhës në Kuvend në përpjekje për të treguar se ishte e zemëruar. Rituali I saj I zakonshëm I dhunës në Kuvend, fillon gjithmonë me idiotësitë e Flamur Nokës dhe mbahet gjallë me hakërrimet e Sali Berishës, I cili në fakt ka merak të na tregoj se është I egër me Lulzim Bashën dhe I butë me Gazmend Bardhin më shumë se sa të na tregoj si është me Edi Ramën dhe qeverisjen e tij.

Akoma më në siklet janë ata deputetët që nuk kanë qejf të jenë me Bashën, por nuk janë aq trima sa të jenë me Saliun dhe dashurohen me fruta dhe perime si shalqi, kunguj e kastraveca, që i sjellin në Kuvend.

Të tjerët bëjnë ç’është e mundur të duken të kënaqur kur flet Berisha.

Nuk përmbahet Berisha, hipën në llozhën e Kuvendit dhe i drejtohet PS-së: Kanabistët në mbledhje grupi, u vendosa flamurin në ballkon
LEXO EDHE:
Nuk përmbahet Berisha, hipën në llozhën e Kuvendit dhe i drejtohet PS-së: Kanabistët në mbledhje grupi, u vendosa flamurin në ballkon

Përballë këtij agresioni janë një tufë socialistësh të heshtur, që urojnë me vete mos ti shikoj Berisha dhe sidomos të mos ua di emrin, se pastaj I shan. Dhe fusin kokën poshtë tavolinës.

Gjithsej janë pes a gjashtë deputetë dhe ministra socialistë që nuk e kanë kompleks Berishën dhe që mbajnë në këmbë gjithë debatin.

Po përse debaton një opozitë kaq e “zemëruar’ në Kuvend?

Një opozitë e gjendur përballë atyre që ajo I quan skandale të rënda siç është rasti I Arben Ahmetaj, duhet të mbaj qëndrim politik. Dënimi pa fund I zyrtarëve socialist nga drejtësia nuk është një fitore e opozitës por një fitore nëse është e tillë e drejtësisë. Opozita jonë është emblematike, që në kohën e saj, kur përballej me drejtësinë, e shpallte atë armike . Sali Berisha për të mos dorëzuar djalin e tij në prokurori I shpalli luftë prokurorisë, për të mos dorëzuar Mediun I shpalli luftë Gjykatës Lart, për të mos dorëzuar Ilir Metën shkoi në mesnatë në shtëpi të tij dhe pa “filma” në laptopin e Monikës për tu bindur ç ‘kishte bërë djali me Dritan Priftin, për të mos dorëzuar vrasësit e Remzi Hoxhës I bëri ata drejtorë të mëdhenj…e kështu me radhë.

Nëse sot opozita gëzohet që socialistët nuk janë aq të zot sa ata që ti mbrojnë njerëzit e tyre nga drejtësia kanë të drejt të gëzohen, por jo si triumfator, por si hajdutë me imunitet. Për fat socialistët i janue dorëzuar drejtësisë.

Në rast se do të mbaj qëndrim politik ndaj bilancit të rënduar të ndëshkimeve nga drejtësia mbi socialistët atëherë duhet të kërkojë rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të reja.

Këto janë dy rrugët se si një opozitë I përgjigjet një situate të tillë.

Ose të mbaj anën e drejtësisë ose ti kërkoj qeverisë të shkojnë në zgjedhje dhe të verifikojnë mandatin e tyre popullor.

Opozita jonë, në këtë betejë nuk është as me drejtësinë, as me zgjedhjet e reja. Është dakord të vazhdojë qeverisja por ata të bëjnë si të fort në Kuvend derisa të binden që janë më të fort se Lulzim Basha, ose akoma më tepër derisa të binden që Gaz Bardhi nuk do iki me Lulin por me Salën.

Kjo është një opozitë e mjerë. E mjerë në tetarin që bën në Kuvend, e mjerë në pafuqinë e saj dhe mbi të gjitha e mjerë në moralin e saj. Edhe pse sot ka më shumë pushtetarë në burg se në çdo periudhë të historisë së Shqipërisë , opozita ende nuk guxon të mbroj drejtësinë e re, por përpiqet ti paraqes ndëshkimet si ndëshkime të Edi Ramës, duke I bërë atij dyfish nder, dhe duke dëshmuar se është gati të pajtohet me çdo gjë përveç drejtësisë.

Mbi të gjitha është një opozitë që nuk guxon të thotë me gojën plotë: “Duhet të shkojmë në zgjedhje.!

Kjo është fuqia reale e një opozite. Pastaj nëse shkohet në zgjedhje apo jo e ka në dorë qeveria.

Por këtu opozitarët janë më të zemëruar me Edi Ramën pse nuk mbron bashkëpunëtorët e vet që po dënohen nga drejtësia, dhe pse thotë në mbledhje grupi që mund të shkojmë në zgjedhje, se sa me ato që ndodhin. Në fakt sillen si gardianët më të mirë të qeverisë, duke u shpifur shqiptarëve .