osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mero Baze: ‘Lëpirësit e Qeverisë’ dhe ‘Lëpirësi’ i Almës

Mero Baze: ‘Lëpirësit e Qeverisë’ dhe ‘Lëpirësi’ i Almës

Sali Berisha më në fund u dorëzua. Ai pranoi sot publikisht atë që i kërkova në shkrimin e djeshëm, të deklarohet nëse e ka takuar Almën para dhe pas rregjistrimit të Safetit. E pranoi që e ka takuar, por nuk pranon të bëjë publike bisedën me të. Arsyeja është e thjeshtë. Ai shpreson tek heshtja e Almës, por nga ana tjetër ka frikë vesin e Almës se mund ta ketë rregjistruar dhe atë bisedë dhe tani mund të jetë në duart e drejtësisë.

Ndaj nuk do të flasë dhe mirë bën. Ndoshta ka fat dhe nuk ja përdorin, duke pasur parasysh zemërgjerësinë e drejtësisë sonë me të.

Por gjëja më interesante është përpjekja e tij për t’ia hedhur përgjegjësinë e publikimit “një televizioni lëpirës të qeverisë”.

Ky në fakt është i gjithë shpjegimi i ligësisë që Berisha ka bërë edhe me Almën, edhe me Safetin, por mbi të gjitha me përpjekjen e tij për të hedhur gurin dhe për të fshehur dorën.

Tani është e provueshme së paku dinamika e lëvizjeve të Almës, kontaktet e saj dhe përfundimi i videos në publik.

Alma ka takuar Sali Berishën para dhe pas takimit me Safetin në datën 6 qershor. Ka shumë sms në telefona të tjerë, miq dhe të njohur të Almës, që e provojnë këtë, plus vetë telefoni i Almës, që është një thesar në këtë drejtim.

Pasi ka përfunduar regjistrimin, tutori i saj në Kukës, A.U, i ka marrë filmimin për të verifikuar nëse e kishte bërë punën që i kishte ngarkuar apo jo. Dhe ja ka mbajtur peng.

Pas kësaj ajo shkon takon Sali Berishën më 9 qershor, në përpjekje për ta marrë filmimin nga ky person dhe për të shmangur publikimin në media.

Berisha i ka rekomanduar ta çojë tek një emision investigativ, me qëllim që të jenë ata burimi publik i përhapjes, edhe pse ka qenë i qartë që ata nuk do ta publikojnë se janë “afër qeverisë”.

Pas disa ditësh kërkesash dhe vetëm pasi e ka kërcënuar personin në Kukës se nëse nuk ja kthen kartën e memories, ajo do ta denoncojë atë si porositës të shantazhit, ai ja dërgon me njerëz të tjerë. Kjo vërtetohet nga biseda telefonike që gazeta TemA e ka botuar si transkript, dhe që i përket datës 15 qershor në mesditë.

Pra karta e memories ka mbërritur në dorë të Almës më 15 qershor dhe më 16 qershor paradite ka dalë në publik, jo versioni i kartës që ka Alma dhe që ka dorëzuar tek emisioni, por një filmim mbi ekran që e ka bërë personi i cili ka shpërndarë videon dhe që ua ka dhënë disa vetave para se të bëhej publike. Madje njerëzit e tij kanë kërcënuar Safetin, duke e shantazhuar se nuk do të jetë më kryetar bashkie.

Emisioni që ka marrë videon nuk ka pranuar ta transmetojë as pjesën seksuale, por as aktrimin e Almës që bën sikur kërkon projekt për qentë e rrugës, pasi aty jep emër tjetër dhe nuk ka asnjë letër reale si projekt. Thjesht e ka quajtur të pavlefshme.

Personi që ka mbikëqyrur gjithë këtë proces është Sali Berisha dhe atij i duhej dorëzimi në një redaksi që të thoshte pikërisht këtë që tha sot, alibinë që ai nuk e ka nxjerrë videon, por e kanë nxjerrë “lëpirësit e qeverisë”.

E vërteta e hidhur për Berishën është se në këtë histori ka vetëm “lëpirës të Almës”.

I pari, Safeti, e pagoi shtrenjte lëpirjen me të, dhe është në burg. Por ata që vazhdojnë t’i lëpihen Almës se mos u nxjerr deri në fund skemën e shantazhit, janë Sali Berisha dhe njeriu i tij në Kukës.

Berisha ngjan i terrorizuar sa nuk guxon as të thotë çfarë ka biseduar me Almën, pikërisht nga frika se e para nuk di a do t’i qëndrojë “besës” Alma, pasi këta i kanë paguar vetëm lekët e naftës për të shkuar në Kukës, dhe e dyta, a i ka rregjistruar Alma gjithë takimet në zyrë me Berishën.

Se dhe Safeti për kaq e hëngri, se e ka takuar në zyrë dhe zyra e Bashkisë së Kukësit nuk është më e rëndësishme se zyra e një kryetari opozite. Thjesht lëpirësi i Almës, Sali Berisha, është në panik mos shqiptarët dëgjojnë a shikojnë çka bërë në atë zyrë me Almën.

Skenari më pozitiv është që të dalë si ata pleqtë që përgjojnë çifte nga liqeni. Kjo dhe i falet. Të tjerat nuk di a ja fal njeri.