Është budallallëk të bësh debat me shifra të shpikura, por po e bëj gjithsesi.
Sali Berisha ka shpërndarë një poster propagandues të Albin Kurtit kundër Edi Ramës, një material i shpërndarë nga militantë të Kurtit, ku thuhet se Albin Kurti ka ndërtuar 42 kilometra rrugë me 7.9 milionë euro, ndërsa Edi Rama ka ndërtuar 43 kilometra rrugë me 400 milionë euro.
Sipas këtyre shifrave të shpërndara nga Berisha dhe të ardhura nga militantët e Kurtit, del që Albin Kurti ndërton një kilometër autostradë në Kosovë me rreth 190 mijë euro, ndërsa Edi Rama me rreth 9.3 milionë euro për kilometër.
Berisha thotë janë dhjetë herë me shtrenjtë. Po të jetë si e ka shkruar Berisha me Albinin, atëherë Rama është 48 herë më shtrenjtë, jo dhjetë here siç thote Berisha. Kurse po ta llogarisesh me koston e Rruges se Kombit qe ka bere Berisha i bie 110 here me shume.
Por Berishes nuk mund ti kërkosh të jetë korrekt me sihfrat se e lë pa punë.
Kurse, këtë koston e Albinit mund ta bëni edhe zero lekë, pasi ai nuk ka ndërtuar asnjë kilometër autostradë në Kosovë. Me 190 mijë euro për kilometër mund të ndërtosh vetëm një rrugë fshati, 3.5 metra të gjerë, pa asnjë vepër arti.
Kjo “fake news” nuk ka asnjë vlerë tjetër përveçse të tregojë aleancën mes Berishës dhe Kurtit në prag të zgjedhjeve. Mirë e kanë nisur, por mund të shpikin edhe gënjeshtra më të mëdha. Nuk është e ndaluar!
Por kur e shumëzon një gënjeshtër me 110 herë, nuk do të thotë që besohet. Thjesht duket gënjeshtër më e madhe.