Gazetari dhe botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, ka ironizuar Sali Berishën, i cili në konferencën e së premtes ka përdorur prestigjozen The New York Times, si një mbështetëse për akuzat e tij ndaj Edi Ramës.
Edhe pse gazeta e njohur nuk ka konfirmuar akuzat e Berishës, ky i fundit, e ka treguar si trofe një faqe të printuar nga edicioni onlinë.
Pas tragjedisë së Gërdecit, The New York Times publikoi një shkrim bombë ku tregonte se si djali i Sali Berishës, Shkëlzeni ishte i implikuar në tregëtinë e paligjshme të fishekëve në Afganistan, por edhe në aferën që çoi në katastrofën e Gërdecit. Kur deputetët e opozitës, i treguan Berishës gazetën New York Times, Berisha e quajti atëherë si “letër higjenike”.
Ndaj Mero Baze, ka shkruar sot në rrjetet sociale: “Sali Berisha duke treguar para gazetarëve letrën higjienike që quhet New York Times. Kështu e quajti kur New York Times akuzoi Shkëlzenin si arkitekt të tragjedisë së Gërdecit. Tani që ka ndërruar mendje që nuk është letër higjienike të paktën të dorëzojë djalin tek drejtësia”.