osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mero Baze: Dy qëndrimet që zhburrërojnë Berishën përballë SHBA

Mero Baze: Dy qëndrimet që zhburrërojnë Berishën përballë SHBA

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka shpërndarë spotet e një “letre të hapur” për shqiptarët, ku ilustrimet kryesore të saj janë me vizitat në SHBA, takimet me zyrtarë amerikanë dhe përurimin e “Rrugës së Kombit” ndërtuar nga një kompani zbatuese amerikane.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe me lobistin e ri që ka angazhuar në Uashington, i cili po justifikon marrjen e lekëve nga Berisha me argumentin se ai ka qenë dikur pro amerikan.

Edhe pse e shikoj si gjë të mirë që po harxhon ca para për lobistë, nuk e kuptojë pse mendon që do gënjejë shqiptarët me të shkuarën e tij kur i ka pasur raportet e mira me SHBA, kur aktualisht tani ai sulmon vet çdo ditë SHBA dhe zyrtarët amerikanë.

SHBA ka një dosje të hollësishme për Berishën, dhe natyrisht i ka në dosje dhe takimet e tij me zyrtarët amerikanë dikur. Madje nga ato takime ata e kanë profilizuar atë si një lider që nuk funksion sipas parimeve amerikane, pasi me ata liderë ai është përplasur për arrestimet politike në Shqipëri të liderit të opozitës dhe disa veprimtarëve të pakicës greke, me ata liderë është përplasur për zgjedhjet e 26 majit e më pas për situatën në vitin 1997, kur Shqipëria u dogj për shkak të tij.

Nuk ka ndonjë gjë që nuk dihet nga ato që janë publike. Ato që janë jopublike natyrisht janë sterrë për Berishën.

Por dhe sikur të ishin të bardha për të, tani jemi në situatën që SHBA zgjedh të të ketë mik apo jo, dhe nuk e zgjedh ti SHBA.

SHBA ka zgjedhur ta ketë Sali Berishën person “non grata” bashkë me familjen e tij dhe kjo është e përjetshme. Kjo nuk rregullohet as me lobistë në Uashington, as me avokat në Francë dhe as revolucion në Shqipëri.

Siç e tha Gabriel Escobar, i dërguari amerikan për Ballkanin, kjo nuk rregullohet as me rezultate elektorale.

Sali Berisha dhe familjarët e tij do vdesin si persona të padëshiruar nga SHBA, si hajdutë, si minues të demokracisë dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë. Kjo nuk zhbëhet më.

Madje i vetmi justifikim për Berishën që shan çdo ditë SHBA dhe zyrtarët e saj është pikërisht se “i mbyturi nuk çan kokë nga i laguri me ujë”. Dhe ai është i vdekur për SHBA, kështu që nuk kanë çfarë t’i bëjnë më shumë.

Ky dyzimi i tij që çdo ditë shan SHBA, pastaj përpiqet të na bëj nostalgjikë me periudhën kur dilte foto me zyrtarë amerikanë që tani i quan hajdutë, ngjan me atë emisonin e dikurshëm të Pandi Laços “Histori me zhurmues”, me personazhe të cilët donin të shpjegonin ndonjë keqkuptim nga jeta e tyre e ndëshkuar gjatë regjimit komunist.

Sali Berisha duhet të ndajë mendjen a është një luftetar anti-amerikan siç kapardiset tribunave, apo një i mundur i penduar, që kërkon mëshirë nga SHBA. Dhe kjo vlen vetëm për mbështetësit e tij që ta dinë nëse e kanë vërtet burrë udhëheqësin historik, apo një legen që ditën shan tribunave SHBA e natën u çon letra për t’ia falur.

Kjo nuk vlen për SHBA, pasi për SHBA, ai, gruaja, vajza dhe djali i tij janë thjesht hajdutë që nuk duhet t’u shkojë njeri pas. Vlen për ata që u shkojnë pas.