Deklarata e Armina Mevlanit se vjehrrit të saj Sali Berisha meriton t’i lahen këmbët me flori, ka shkaktuar mjaft revoltë në rrjetet sociale ku dhjetra qytetarë kanë shprehur zemëratën e tyre.
Në një reagim në profilin e tij juristi Romeo Kara shkruan se,
“Saliut të Arminës si dhe të gjithë sërës së politikanëve hajdutë, meritojnë t’ju tunden këmbët ne trekëmbeshat e turpit. Për aq sa kanë bërë, edhe dënimin me vdekje e kanë pak këto kërma.Duhet të punojë shumë fantazia njerëzore për t’u gjetur dënimin e merituar Saliinjve të këtij vendi.”
Ndërkohë, disa shkojnë më tutje ku i kujtojnë gjakun e viktimave që kanë rënë si pasojë e papërgjegjshmërisë së qeverisjeve “Berisha”.
“Nuk ka nevojë t’ja lash me flori se i ka të lara me gjakun e viktimave të 1997 që e nxiti ai, me gjakun e viktimave të Gërdecit që i vrau ai, me gjakun e 21 janarit që i ekzekutoi ai”, i shkruan një komentues Arminës duke i kërkuar që të mos flasë me krenari në këtë pikë pasi lëndon plagët e shqiptarëve.