Tërmet me magnitudë 7.4 ballë godet Turqinë, BBC: Të dhënat e para flasin për 5 viktima
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Gaziantepin në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë të paktën pesë persona.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale (01:17 GMT) në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep.
Tërmeti u ndje në kryeqytetin Ankara dhe qytete të tjera turke, si dhe në të gjithë rajonin më të gjerë.
Rushdi Abualouf, një producent i BBC-së në Rripin e Gazës, tha se kishte ndjerë rreth 45 sekonda dridhje në shtëpinë ku ai po qëndronte.
Sizmologët turq vlerësuan se fuqia e tërmetit ishte 7.4 ballë.
Ata thanë se një lëkundje e dytë e rëndë goditi rajonin vetëm pak minuta më vonë.
Turqia shtrihet në një nga zonat më aktive të tërmeteve në botë.
Në vitin 1999, më shumë se 17,000 njerëz u vranë pasi një tërmet i fuqishëm tronditi veriperëndimin e vendit.