Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Belgorod, një qytet jugor rus në kufi me Ukrainën.
Lajmi është bërë me dije nga guvernatori i rajonit Vyacheslav Gladkov përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Nuk pati viktima apo dëme”, shkroi Gladkov.
Ndërkohë kujtojmë se të dielën Gladkov tha se një person u plagos nga një zjarr që përfshiu një objekt të ministrisë ruse të mbrojtjes në qytet, ndërsa shtatë shtëpi ishin dëmtuar.
Postimet në mediat sociale tregojnë se avionë luftarakë dhe shpërthime të fuqishme ishin dëgjuar mbi qytet gjatë natës. Mediat ndërkombëtare nuk kanë qenë në gjendje të verifikojnë këto raportime.
Kujtojmë se Rusia muajin e kaluar akuzoi Ukrainën për një sulm me helikopter në një depo karburanti në Belgorod, për të cilin Kievi mohoi përgjegjësinë.
Another video showing Jet Aircraft deploying Flares over the Western Russian city of Belgorod, Sonic Booms and possible Explosions have also been reportedly heard over the City tonight, something very strange is occurring. pic.twitter.com/09ZKf1Mnt1
— OSINTdefender (@sentdefender) May 2, 2022