Vendosja e memorialit turk te kodrat e liqenit në Tiranë ka qenë një nga vendimet që ka sjellë kundërshtitë më të mëdha dhe reagimet më të shumta gjatë kohëve të fundit, ndërkohë njëri prej tyre është edhe ai i bërë nga shqiptaro-amerikani Gjon Juncaj, i njohur si ish-Këshilltari Ligjor Kundër Korrupsionit në Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe ekspert i OPDAT-it.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Juncaj i bën thirrje politikës se para se të vendoste këtë memorial turk, duhej të ndërtonte një memorial për shqiptarët e v.rarë në Kosovë nga serbët si dhe për shqiptarët e Malit të Zi që u v.ranë 100 vjet më parë nga ushtria e Mbretërisë së Serbisë dhe Malit të Zi.
Reagimi i plotë:
Të dashur politikanë të Tiranës, unë kam edhe dy përmendore për të shtuar në park ku përfshihen njerëz të v.rarë jashtë Shqipërisë.
Në vitet 1998-1999, mijëra burra, gra dhe fëmijë shqiptarë u v.ranë në tërë Kosovën. Emrat e tyre nuk janë renditur në parkun publik në Tiranë. Jam i sigurt që mijëra vizitorë kosovarë në Shqipëri çdo vit do ta vlerësonin këtë shenjë respekti.
Në vitin 1919, 74 burra shqiptarë u morën nga shtëpitë e tyre malore në Hot dhe u e.kzekutuan së bashku nga ushtria e Mbretërisë së Serbisë dhe Malit të Zi. Ata u hodhën së bashku në një v.arr masiv, ku mbeten edhe sot e kësaj dite, 100 vjet më vonë.
Një nga ata burra është gjyshi im i madh. Unë dhe anëtarët e tjerë të familjes shqiptare dëshirojnë të shohin emrat e tyre edhe në park. Ne do t’i donim këto përmendore në parkun e Tiranës sepse ne nuk besojmë se ato i përkasin një parku në Stamboll.
(Turqit do të pajtoheshin me ne për këtë) Ne nuk kemi lekë, euro, lira turke, apo ndikim politik për të paguar. Vetëm derdhja e g.jakut shqiptar. Shpresojmë që kjo është një monedhë që do të pranoni gjithashtu.