Një megaoperacion i forcave italiane Palermo të Italisë ka çuar në pranga 46 anëtarë të organizatës mafioze siçiliane “Cosa Nostra”. Mes të arrestuarve është edhe shefi i ri i mafias, pasardhësi i Toto Riinas, 80 vjeçari Settimino Mineo i cili në Palermo ushtronte zanatin e argjendarit në një dyqan të tij.
Mineo ka qenë ndër personat e përmendur edhe nga Giovanni Falcone në gjyqin e madh kundër “Cosa Nostras” ndërsa në prangat e policisë ra 12 vite më parë. Pas qëndrimit në burg për 11 vite, Settimino Mineo la qelinë vitin e kaluar.
Gjatë hetimeve është vërtetuar se udhëheqësit kanë vijuar aktivitetin kriminal të organizatës me eksporte fiktive mallrash, sulme të armatosura dhe zhvatje.
Mediat italiane zbulojnë se 80-vjeçari e përdorte makinën sa më pak të ishte e mundur dhe ecte vazhdimisht në këmbë. Mineo, merrej gjatë ditës me dyqanin e tij në qendër të Palermos. Ai bëhet “bossi” më i vjetër i mafias siçiliane i arrestuar ndonjëherë.
Shkonte i takonte personalisht familjet mafioze në rastet që kishin probleme dhe nuk zhvillonte takime të mëdha mes kokave të grupeve mafioze pasi e konsideronte të rrezikshme.