Sot kreu i Republikës së Re, Lulzim Basha, u paraqit në prokurorinë e kryeqytetit për tu pyetur si person në dijeni në lidhje me disa qindra mijë dollar të paguara për lobim në SHBA.
Në dalje të saj Basha, sfidoi këtë institucion duke kërkuar të deklaroheshin letërporositë e cuara në këtë institucion nga SHBA dhe Skocia, ku kishin filluar hetimet për financimet në shuma të mëdha nga Lulzim Basha për lobing në SHBA.
Prokuroria reagoi menjëherë duke theksuar se kishte dyshime të arsyeshme se PD nuk kishte deklaruar shumë 650 mijë usd për lobim në SHBA por kishte vetëm një deklarim 25 mijë USD.
Jo 650 por 950 mijë usd nga kompania ruse
Në fakt shuma e paguar nga Lulzim Basha rezulton të jetë edhe më e madhe sesa ajo që deklaron prokuroria. Sipas dokumentit zyrtar siguruar nga CNA.al në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, sipas deklarimeve të bëra nga Kompania Lobiste Muzin Capitol LLC, regjistruar në 14.11.2017 rezulton se:
Kompania ruse Biniatt Trade LP (Kompania Ruse offshore lexo ketu) do ti paguante STONINGTONE STRATEGIES sipas marrëveshjes 4 shuma.
Në dokument shkruhet (nenvizuar me te kuqe) Fees and Expenses pra tarifa dhe shpenzime: 150 mijë usd për çdo muaj pë një periudhë tre mujore, në 15 mars, 15 prill dhe 15 maj, në total shumën prej 450 mijë usd.Më tej shkruhet Biniata do paguajë Stonington shumën 500.000 usd si tarifë speciale deri në mbylljen e marrëveshjes në 23 mars 2017.
Lulzim Basha ka paguar 450 mijë usd në tre muaj dhe shumën 500 mijë usd si special fee nga kompania Ruse offshore dhe janë plot 950 mijë USD dhe jo 650 mijë. Diferenca e deklaruar nga prolkurooria në Tiranë është plor 300 mijë USD pra gati 350 milionë lekë. Shuma totale prej 950 mijë usd është deklaruar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA nga kompania Lobistë MUZIN së bashku me kontratën e plotë dhe dokumentin e mësip[ërm që sqaron çdo detaj të pagesave.
Skandali i financimeve ruse për lobim në SHBA nga Lulzim Basha u denoncua nga media amerikane Mother Jonnes dhe më pas Zëri i Amerikës. Basha në qëndrimin e tij publik ka theksuar se janë paguar 500 mijë usd nga donator dhe dashamirës të PD, por nga deklarata e tij jo vetëm vlera nuk është e njëjtë, por nuk ka ende asnjë event donacionesh apo donator të vetëm që të deklarojë se ka financuar apo mbështetur Lulzim Bashën I cili këtë herë duket se është vërtet në hall jo vetëm më drejtësinë në Shqipëri por edhe në SHBA./CNA.al