Pas publikimit të skandalit nga ana e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, se lajmi i publikuar nga “CNN” shqipar, televizioni A2 është tërësisht i rremë dhe dashakeq, ka reaguar menjëherë dhe ministrja Etilda Gjonaj.
Gjonaj tha se lajmi, i televizionit A2 CNN, i cili shkruante për dekriminalizimin e kryebashkiakëve dhe se nga Hollanda kanë ardhur 4 dosje për 4 kandidatë të Partisë Socialiste, që garojnë në zgjedhjet e 30 qershorit, është tërësisht i pavërtetë.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Gjonaj thekson se nga verifikimet kryera prej institucionit që ajo drejton, Ministria e Drejtësisë, rezulton se nuk ekziston asnjë kërkesë apo dosje për kandidatë për kryebashkiak.
Pas reagimit “A2CNN”, ka fshire lajmin duke dëshmuar turpshë se ka transmetuar një lajm të rremë.