Mediat maqedonase kanë raportuar mëngjesin e sotëm se këngëtari i njohur Shpat Kasapi, i cili mban gjithashtu postin e këshilltarit të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, është kapur me drogë të llojit kokainë.
Mediat shqiptare në Maqedoni, kanë raportuar sot se ai është kapur para 1 muaji në lagjen “Gjorce Petrov” në afërsi të SP PLANET në Maqedoninë e Veriut . Bëhet me dije se ai është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur një padi, por më pas është liruar dhe pritet të gjykohet në liri.
Ndërkohë që vetë këngëtari, pas qarkullimit të këtij lajmi ka reaguar përmes një instastory në profilin e tij të Instagramit. Ai ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet duke theksuar se ato janë vetëm shpifje.
Ai ka publikuar në instastory pamjet nga një lokal në Tiranë dukë shkruajtur “Në Tiranë për qejf, ju më nxorët në burg. Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet.”, shkruan ai.