Mediat greke kanë sulmuar Shqipërinë lidhur me votimin në festivalin Europian të Këngës.
Pasi këngëtarja shqiptare Eleni Foureira që përfaqësoi Qipron u rendit e dyta, ka vërshuar një lumë i madh akuzash ndaj fqinjëve.
“Eleni Foureira ishte aq afër burimit, por nuk arriti të pinte ujë…për shkak se ia mori Neta nga Izraeli.
Por ajo që bëri përshtypje dhe la shije të hidhur tek përfaqësuesja e Qipros është atdheu i saj, Shqipëria, që nuk i dha 12 pikë.
Gjërat mund të kishin ndryshuar nëse Eleni do të kishte marrë disa pikë më shumë nga disa vende, veçanërisht nga Shqipëria”, shkruan ndër të tjera e përditshmja greke “Protothema” në artikullin e gjatë ku kanë vërshuar komentuesit duke e cilësuar votimin një turp të madh.
Më herët, ato e kanë cilësuar të padrejtë përfaqësimin nga një shqiptare duke e detyruar Foureiran të reagojë duke i thënë se “nuk është turp të jesh nga Shqipëria”.
Shqipëria i dha 10 pikë Qipros, ndërsa 12 pikët maksimale i dha për Italinë, që përfaqësohej po nga këngëtari shqiptar Ermal Meta.
Gjithsesi, pvarësisht kësaj duket mjaft e ekzagjëruar nga mediat greke pasi edhe nëse ato 2 pikë më shumë do të shkonin për këngëtaren shqiptare, prap nuk do ta ngjisnin në vendin e parë që ishte shkëputur me 90 pikë përpara. (TemA)