Media greke ‘To Vima’ shkruan për një vizitë në Shqipëri të disa eurodeputetëve, mes të cilëve edhe Fredi Belerit.
Gjatë vizitës në Tiranë thuhet se grupi i eurodeputetëve, përfshirë dhe Fredi Belerin do të zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama.
Takimi me kryeministrin është parashikuar 45 minuta. Në vizitën 3 ditore në Tiranë do të takohen edhe me kryeparlamentaren Elisa Spiropali.
Sapo anëtarët e Komisionit të mbërrijnë në Tiranë, Komisioni do të informohet nga ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, i cili po merr pjesë në bisedimet e anëtarësimit BE-Shqipëri.
Natyrisht që kjo është një ëndërr greke e shkruar në akull. Beleris Fredi është i dënuar në Shqipëri dhe qeveria shqiptare nuk ka asnjë obligim edhe moral të takoj një deputet të një vendi tjetër, me precedent penal, pavarësisht se ku e ushtron ai aktivitetin.