“USA Today” ka pasqyruar një artikull për dietën shqiptare dhe mesdhetare duke e përgëzuar atë në përgjithësi.
Sipas agjensisë prestigioze amerikane, dieta e shqiptarëve konsiderohet tashmë si dieta më e mirë për vitin 2019.
Pa yndyrna, e fokuzuar në fruta dhe perime, me mish të bardhë, pa shumë vaj dhe me peshk një herë në javë, dieta mesdhetare ka fituar sipas kritikëve vendin e parë në Amerikë.
USA Today shkruan se nëse amerikanët duan që të jetojnë më gjatë dhe të kenë një trup më të shëndetshëm do i duhet ta konsiderojnë dietën mesdhetare si zgjidhjen kryesore.
Sipas ‘Organizatës shëndëtesore në Amerikë’ shumë ‘Fast Food-e’ në SHBA zëvendësohen me gatime tradiocionale mesdhetare por edhe me byrektore të cilat konsiderohen si më të shëndetshme.
Madje shumë dyqane me ushqime tradicionale shqiptare kanë mbushur Neë Yorkun dhe shumë prej tyre kanë fituar dhe çmime në faqen e ‘United Nations of Food’ që përkthehet si ‘Organizata e Përbashkët e Ushqimeve’.
Kjo me të vërtetë që duhet të na bëjë të ndihemi krenarë, pasi edhe dieta shqiptare është pjesë e traditës dhe e mentalitetit tonë.