Forcat izraelite të mbrojtjes kanë hyrë në Rripin e Gazës me trupa këmbësorie dhe tanke për të kryer “bastisje të lokalizuara” që synojnë pastrimin e zonës nga terroristët dhe identifikimin e vendndodhjes së pengjeve.
Kështu shkruan “Times of Israel”, duke saktësuar se ushtarët kanë mbledhur materiale të ndryshme “që mund të ndihmojnë në përpjekjen për gjetjen e të zhdukurve”.
Media gjithashtu pretendon se “një numër terroristësh në zonë” u vranë në bastisje, duke përfshirë një celulë të Hamasit që kishte gjuajtur raketa antitank në drejtim të Izraelit.