Rusia ka rritur “oreksin” për ekspansionin e saj. Ukraina është vendi më i kërcënuar. Por ajo mbështetet nga Evropa dhe SHBA.Tani më shumë se 100,000 ushtarë janë duke pritur urdhrin e Putin për marshim në kufirin me Ukrainën.
Putin është “mbrojtur” rreptësishtë që nga fillimi i pandemisë, qasja tek ai është rreptësishtë e kufizuar dhe ata pak njerëz që lejohen ta takojnë duhet të karantinohen për disa ditë më parë. Sipas ish-të besuarve, atij i pëlqen të shikojë televizionin shtetëror, përdor rrallë smartphone dhe shumë rrallë shfleton internetin. Por ai bën shumë telefonata.
Por cili është plani për Rusinë dhe botën tani, i burrit që jeton i izoluar në Moskë, në Soçi, ndonjëherë edhe në shtëpinë e tij?
Sipas analistit të “Die Zeit”, Michael Thumann, presidenti rus është i shqetësuar për sigurinë e vendit të tij, siç e ka thënë vet ai. Rusia kërkon fundin e zgjerimit të NATO-s, tërheqjen e armëve bërthamore amerikane nga Evropa dhe jo stërvitje të mëtejshme ushtarake pranë Rusisë.
Në konferencën e tij vjetore për shtyp në fund të dhjetorit, Putin paralajmëroi se NATO po avanconte dhe po ndërtonte baza me sisteme të reja armatimi: “Në lindje, në jug, në veri dhe në perëndim, natyrisht”. Por një vështrim në hartë nuk e konfirmon këtë. Zgjerimi i fundit i NATO-s në lindje ishte pothuajse 18 vjet më parë.
Sot, Rusia ndan 800 kilometra nga 57,680 kilometrat e kufirit të saj të jashtëm me anëtarët e NATO-s, Norvegjinë, Estoninë dhe Letoninë. Polonia dhe Lituania kufizohen me eksklavën e Kaliningradit për rreth 400 kilometra. Dhe sipas analizës së mediumit gjerman, Vladimir Putin po ushqen qëllimisht një keqkuptim perëndimor për Rusinë.