osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Media, “armike e popullit” dhe e partisë së Lulit

Media, “armike e popullit” dhe e partisë së Lulit

Nga Endri Kajsiu

Vetëm opozita shqiptare e Lulzim Bashës e ka luksin t’i shpallë mediat “armike të popullit” dhe armike të partisë. Përmes një qarkoreje të shpërndarë brenda strukturave të partisë demokratike, Lulzim Basha u kërkon anëtarëve të tij (ata të mbetur) të mos jenë prezentë më media apo në platformat më të njohura të debatit në Shqipëri me fantazinë(argument nuk ka) se gazetarët e kanë mbuluar në mënyrë të padrejtë partinë demokratike dhe aksionin opozitar dhe janë më pranë qeverisë.

Nga fraza staliniste “Armike të popullit dhe të Partisë”, Lulzim Basha dhe Sali Berisha ndryshuan në mënyrë të beftë qëndrimin ndaj medias, lirinë e së cilës e propagandonin dikur në çdo dalje publike.

Është e afërt në kujtesën e secilit qytetar, jo vetëm ata demokratë, tryezat që bënte Lulzim Basha me gazetarët edhe me ata të portaleve që sot sulmon publikisht, duke folur për lirinë e shtypit dhe se do të punonte në forcimin e lirisë së medias. Por në kundërshtim me atë që tha, Lulzim Basha në opozitë merr përsipër të bojktoj mediat dhe t’i shpallë ato të padëshirueshme (në vend që të gjej sa më shumë hapësira për të qënë prezent), imagjinoni se çfarë lirie mediatike mund të ketë me Bashën në qeveri!

Nëse mendimet e Bashës diktohen nga Berisha (sikurse ndodh thuajse gjithmonë) edhe ky i fundit, dikur fliste për lirinë e medias, ndërkohë kur ishte në qeveri nuk la gazetarë dhe pronar mediash pa i fyer dhe pa i atakuar publikisht në një fjalor të ashpër siç është vetëm në natyrën e tij.

Një opozitë me mendje të shëndoshë nuk do të sulmonte Meron e Temës, Minxhozin e Javës, Ballën e Real Story-t, Lelën e Politiko.al. Një opozitë me mendje të shëndoshë do të luftonte për lirinë e medias(nëse do të kishte kërcënim real) në vend që të lëshonte urdhra politikë për mos marrjen pjesë në debate.

Lulzim Basha goditi median, synon të ul besimin e portaleve dhe debateve më të njohura në vend. Goditi ata që pasqyruan protesta dhe aksione opozitare. Goditi gazetarët dhe krijoi një stategji të shëmtuar opozitare antimedia.